Pendarovski: Qeveria tani është më përgjegjëse, partitë t’i lënë kalkulimet mënjanë, ndërsa qytetarët të jenë të disiplinuar

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 18 Mars, 2020 20:11

Pendarovski: Qeveria tani është më përgjegjëse, partitë t’i lënë kalkulimet mënjanë, ndërsa qytetarët të jenë të disiplinuar

Na presin ditë të vështira. Pres që Qeveria, e cila në periudhën e ardhme do ta ketë përgjegjësinë më të madhe, do të jetë me të vërtetë në nivelin e detyrës dhe të përvojave të cilat i sjellë momenti aktual politik dhe historik. Por, edhe qytetarët duhet të jenë të disiplinuar dhe përgjegjës, të mos dalin nga shtëpia pa nevojë të madhe, t’i ndjekin informacionet nga kompetentët dhe t’i respektojnë rekomandimet. Politikanët, duhet t’i lënë mënjan të gjitha debatet, analizat dhe kalkulimet për fitimin e votave ose mandateve të deputetëve sepse ato janë të pavlefshme në krahasim me më të çmuarën: mbrojtjen e jetës së qytetarëve tanë, porositi presidenti Stevo Pendarovski pasi sonte shpalli gjendje të jashtëzakonshme në shtet për menaxhim më efikas me koronavirusin.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë. Në këtë periudhë Qeveria deri te Pendarovski do të duhet të dorëzojë raport për efektet nga masat e sjella për mbrojte nga koronavirusi, çdo ditë ta informojë për aktivitetet e ndërmarra për planet e azhurnuara për veprime në të ardhmen.

Qeveria do të vazhdojë të funksionojë si teknike.

“Pak më parë e nënshkrova vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e gjithë shtetit. Fakti që për herë të parë që nga pavarësia jonë shpalim gjendje të jashtëzakonshme tregon se sa është situata e ndërlikuar në shtet. Zgjedhjet do të duhen të shtyhen, ndërsa do të caktohen madje kur për këtë do të krijohet rasti”, theksoi Pendarovksi në paraqitjen e tij të jashtëzakonshme.

Qytetarët edhe një herë i porositi që të rrinë në shtëpi dhe mos udhëtojnë jashtë vendit.

Ai tregoi edhe sa e madhe është përgjegjësia e Qeverisë tani, duke pasur parasysh se do të mund të sjellë vendime me fuqi ligjore me qëllim të vendosjes së kufizimeve më të mëdha për lëvizjen e njerëzve, por edhe sigurimin e më shumë mjeteve për mbështetje të ekonomisë e cila por hyn në një periudhë të krizës.

Sa i përket zgjedhjeve, tha se do të duhet të shtyhen, ndërsa do të caktohen kur për këtë të krijohen kushtet.

Edhe një herë i porositi qytetarët – të mos dalin nga shtëpia pa pasur nevojë të madhe, t’i ndjekin informacionet nga kompetentët dhe t’i respektojnë rekomandimet. Ata të cilët po qëndrojnë jashtë shtetit Pendarovski i porositi se është më së miri të qëndrojnë aty ku janë për momentin derisa zgjat kjo situatë, sipas rekomandimeve të OBSH-së. Nëse vendosin të kthehen në shtëpi, jeni të mirëseardhur, siç theksoi, por duhet ta dinë se duhet t’i respektojnë të gjitha masat, e kjo nënkupton edhe mundësinë që të vendosen në karantinë.

“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të atdheut tonë të përbashkët dhe të vetëm të jemi të qetë, të përgjegjshëm dhe solidarë ndaj njëri-tjetrit. Nëse ndihmohemi dhe mbahemi bashkë, sigurisht do ta kalojmë edhe këtë situatë të rëndë si shumë herë më parë në historinë tonë”, nënvizoi presidenti.

Sa i përket ekonomisë plotësoi se epidemia dukshëm i rëndoi resurset e shtetit dhe tashmë në këtë moment, dëmet për firmat të cilat nuk punojnë janë të mëdha. Këtu Qeveria duhet të ofrojë ndihmë dhe mbështetje të madhe, potencoi Pendarovski.

Pendarovski i falënderoi të gjithë personelin mjekësor, policët, ushtarët dhe vullnetarët të cilët javët e kaluara po bëjnë përpjekje mbinjerëzore që t’iu ndihmojnë qytetarëve të prekur nga koronavirusi.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 18 Mars, 2020 20:11