Pendarovski: Regjistrimi është operacion statistikor, Ballkani e politizon

Na duhet operacion statistikor pa përzierje politike, për realizimin e regjistrimit. Kështu deklaroi shefi i shtetit Stevo Pendarovski, i cili në një intervistë për MIA-n, ai tha se në Ballkan, për fat të keq në vend të statistikor, operacioni është politik. Në këto hapësira regjistrimi siç shtoi më tej, lidhet për operacion politik sepse ende të drejtat e njeriut, në terminologjinë ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, shihen para së gjithash përmes prizmit kombëtar, për çka na duhet një operacion statistikor pa ndërhyrje politike.
Stevo Pendarovski, president
“E kuptoj, beteja për pushtet është legjitime, legjitime është beteja për politika më të mira, legjitime është politika e opozitës për ta kritikuar qeverinë, edhe pse nuk mendoj se kabineti këtu është vetëm njëqind për qind në njërën anë të opozitës, por do të doja t’i shihja propozime konstruktive të opozitës lidhur me regjistrimin që do të pranohen. Pse jo”.
Duke ju referuar paralajmërimeve të VMRO-së për bojkot të regjistrimit, Pendarovski theksoi se nuk ekziston terminologji politike e cila e përdor termin bojkot të regjistrimit, rezultatet mund të mos njihen, por nuk ekziston shprehje për të thirrur qytetarët të bojkotojnë regjistrimin.
Stevo Pendarovski, president
“Ju siguroj se nuk ka terminologji politike e cila e përdor termin bojkot të regjistrimit. Nuk ekziston. Ju mund të mos i njihni rezultatet, kjo është e legjitime, por nuk ka asnjë shprehje, ne do t’u bëjmë thirrje qytetarëve të bojkotojnë regjistrimin. Unë kurrë nuk kam dëgjuar që një gjë e tillë të ndodhë në politikën evropiane”.
Përndryshe, para dy ditësh lideri i VMRO-së Hristijan Mickoski kërkoi tërheqjen e ligjit për regjistrim nga procedura parlamentare. Nëse kjo nuk ndodh ai kërcënoi se jo vetëm ata si parti por edhe përfaqësuesit e institucioneve që do të zgjidhjen me propozimin e tyre nuk do t’i njohin rezultatet e regjistrimit.