Pendarovski: “Reketi” mund të shfrytëzohet kundër integrimit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 12, 2019 20:29

Pendarovski: “Reketi” mund të shfrytëzohet kundër integrimit

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski nuk e përjashton mundësinë vendet që nuk duan zgjerimin e BE-së, aferën “Reket” ta shfrytëzojnë si argument shtesë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në Union. Sipas tij, nuk guxojmë të lejojmë me raste të këtilla të bllokohet ardhmëria evropiane të Maqedonisë. Pikërisht për këtë, shton ai, duhet që institucionet ta zbardhin aferën deri në fund.

Për momentin, nuk ka ndryshim të rëndësishëm në kryeqendrat lidhur me integrimin tonë (…). Por, nuk guxojmë përmes këtyre rasteve, përmes mos- veprimit, t’u japim motiv për të bllokuar avancimin tonë drejt BE-së. Nga aspekti i euro- integrimeve, patjetër duhet ta zbardhim aferën- deklaroi Pendarovski.

Në tetor Maqedonia pret që ta marrë datën për hapjen e bisedimeve. Nga ana tjetër, BE-ja me mesazh se vendi patjetër duhet t’i zbatojë reformat në gjyqësor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Njëra nga kërkesat e BE-së është sjellja e ligjit për Prokurorinë publike, në radhët e së vilës është PSP-ja.

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 12, 2019 20:29