Pendarovski: Së bashku përpara drejt Evropës, për një të ardhme më të mirë

Desk
By Desk 9 Prill, 2019 20:49

Pendarovski: Së bashku përpara drejt Evropës, për një të ardhme më të mirë

Si president i shtetit zotohem se në mënyrë të palodhshme do të punoj në përmbylljen e procesit të anëtarësimit tonë në NATO dhe do të jem kryesues i proceseve reformuese të cilat do të çojnë drejt anëtarësimit të shpejtë të shtetit në Bashkimin Evropian, porositi nga Demir Kapia kandidati i përbashkët për president, Stevo Pendarovski.

Pendarovski shtoi se progresi drejt BE-së hap mundësi për shfrytëzimin e fondeve për bujqësi të zhvilluar dhe çfarë është më e rëndësishme, konkurrencë për produktet tona bujqësore në tregun prej 500 milionë banorësh.

“I mbështes politikat e Qeverisë dhe të Parlamentit që sjellin perspektiva për bujqit, por edhe vende të punës që paguhen mirë, investime të reja të drejtpërdrejta vendore dhe të huaja, siguri sociale, kujdes për grupet e ndjeshme në shoqërinë tonë dhe zhvillim të përgjithshëm ekonomik dhe social. Kufijtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut tani janë të garantuara prej fuqive botërore, kjo është arritja më e madhe. Në tryezën e njëjtë ulemi me shtetet më të fuqishme dhe e pyesin Maqedoninë e Veriut se çfarë mendon. Tani është koha të vazhdojmë përpara, që t’u përkushtohemi temave për jetë më të mirë”, tha Pendarovski.

Qendra për komunikime e LSDM-së

Desk
By Desk 9 Prill, 2019 20:49