Pendarovski: Si president do të punojë për avancimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Desk
By Desk 13 Prill, 2019 19:25

Pendarovski: Si president do të punojë për avancimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski sot mori pjesë në shënimin e 11-vjetorit nga formimi i Klubit kulturor bullgar, me moton “Së bashku jemi më të fuqishëm”.

Të dy vendet, siç theksoi ai, i afron një mendim, e ai është që të bëjmë gjithçka që është e mundur që Ballkanin ta dërgojmë në Evropë, ose Evropën ta sjellim në Ballkan dhe më në fund prej këtu të mos vijnë lajme të këqija, por vetëm pozitive.

“Më keni dhënë përkrahje politike e cila rradhë ndodh, ju nuk na distancuat dhe keni dhënë përkrahje për obsionin më të mirë për ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Paraprakisht kanë ekzistuar garnitura të cilët tek ju shikonin armiqë, marrëdhënia e tillë nuk guxon të përsëritet, pasi kjo ishte turp dhe nuk janë vlera evropiane. Kufiri pas marrëveshjes me Bullgarinë është kufiri evropian”, tha Pendarovski.

Komisioni Maqedonia e Veriut-Bullgari, potencoi që për kohë të shpejtë do të japë rezultat dhe kjo nuk do të sjell ndarje, por do të mbyll kontroverse historike në bazë të fakteve historike dhe argumenteve.

Bashkëbiseduesit dhanë përkrahje të padyshimtë për Stevo Pendarovskin, pasi thanë, vetëm ai si politikan bashkëkohor shikon përpara dhe do të punojë për shtet evropian, për Republikë të Maqedonisë së Veriut evropiane.

Desk
By Desk 13 Prill, 2019 19:25