Pendarovski: Siljanovska është kundër MO-së dhe kundër Ligjit të Gjuhëve

Desk
By Desk 25 Prill, 2019 22:09

Pendarovski: Siljanovska është kundër MO-së dhe kundër Ligjit të Gjuhëve

Gordana Siljanovska në debatin e sontëm në TVM tha se ajo mbështet veton për disa ligje, përcjell FLAKA.

Reagoi Pendarovski i cili tha se Siljanovska vepron kundër interesave të qytetarëve.

“E madhe është që ju kërkoi vota të shqiptarëve, e ndërsa pikërisht ju i quajtët persona me nevoja speciale, si nacionalitete me nevoja speciale. Manipulite tuaja qytetarët shqiptar i njohin, ju jeni drejtpërdrejtë kundër Marrëveshjes së Ohrit, kundër Ligjit të Gjuhëve, kundër decentralizimit të shtetit. Tani kur të gjitha këto ligje shtojnë të drejtat e shqiptarëve, e ju jeni kundër tyre, si kërkoni vota nga shqiptarët”, pyeti Pendarovski Siljanovskën. FLAKA

Desk
By Desk 25 Prill, 2019 22:09