Pendarovski: Siljanovska nuk ka asgjë në programën e saj për shqiptarët

Redaksia
By Redaksia 19 Prill, 2019 22:05

Pendarovski: Siljanovska nuk ka asgjë në programën e saj për shqiptarët

E pyetur nga publiku nëse ka diçka konkrete për shqiptarët në programë, kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE për president, Gordana Siljanovska Davkova, u përgjigj për përmirësimin e jetesës për grupe të ndryshme, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët, përcjell FLAKA.

Kandidati shqaiptar i mbëshetur nga opozita shqiptare, ASH dhe BESA tha se nuk mund ti trajtojë grupë edhe etnitetin shqiptarë. Ai tha se kjo nuk është e drejtë. Ndërsa, kandidati i shumicës, Stevo Pendarovski, tha se kjo fletë qartë se ajo nuk ofron asgjë për shqiptarët, por është edhe kundër disa të drejta të shqiptarëve.

“Ajo ishte kundër dhe haptas fliaste se decentralizimi në vitin 2004, nuk i pëlqente kjo të cilën e kërkonin edhe shqiptarët. Ishte kundër edhe ndaj Marrëveshjes së Prespës”, tha Pendarovski.

Siljanovska mohoi këto gjëra, duke thënë “se normat ligjore se si janë miratuar këtto çështje”, nuk i kanë pëlqyer. FLAKA

Redaksia
By Redaksia 19 Prill, 2019 22:05