Pendarovski: Siljanovska ofron koncept për ndasi, vetëm familja e tyre të ketë jetë

Desk
By Desk 10 Prill, 2019 22:41

Pendarovski: Siljanovska ofron koncept për ndasi, vetëm familja e tyre të ketë jetë

Kandidati i përbashkët për president i LSDM dhe BDI, Stevo Pendarovski, u takua me banorët e komunës së Tearcës sot pasdie, përcjell FLAKA.

Në bisedimet e tij me qytetarët, Pendarovski theksoi rëndësinë e anëtarësimit në NATO, jo vetëm nga pikëpamja e sigurisë, por edhe nga pikëpamja ekonomike, pasi anëtarësimi i plotë, përveç sigurisë dhe stabilitetit, sjell përfitime të shumta ekonomike për shtetin dhe qytetarët.

“Si komandant i ardhshëm suprem i ushtrisë, pjesë e NATO-s, unë do të përpiqem të promovoj statusin e ushtarëve tanë për të përfaqësuar siç duhet vendin dhe ushtrinë tonë në të gjithë botën. NATO jo vetëm që sjell siguri dhe stabilitet, por hap perspektiva ekonomike për ekonominë tonë dhe për të gjithë qytetarët”, tha Pendarovski.

Pendarovski theksoi se në këto zgjedhje duhet të konfirmohet rruga drejt integrimit dhe zhvillimit, që shteti nuk duhet të kthehet në të kaluarën e errët të izolimit dhe pasigurisë, pasi është një hap prapa për një brez të tërë që i përket BE-së dhe NATO-s .

“Kundërkandidatja ofron një koncept të ndarjes, vetëm antarët e familjes së tyre të kenë jetë. Çdo person përgjegjës, i moshuar, më i ri, ka marrë tashmë një vendim se ai dëshiron një të ardhme, në vend të së kaluarës, dëshiron përpara në Evropë dhe në NATO, në vend që të kthehet në të kaluarën. Prandaj, le të ecim përpara drejt BE-së, drejt NATO-s, një herë e përgjithmonë për të mbrojtur kufijtë tanë, për të siguruar të ardhmen tonë”, bëri thirrje Pendarovski. FLAKA

Desk
By Desk 10 Prill, 2019 22:41