Pendarovski Siljanovskës: Më mirë të kandidonit për dekan fakulteti
Stevo Pendarovski i kërkoi Gordana Siljanovska për të kandiduar për dekanin në fakultet juridik dhe jo për Presidentin e Maqedonisë në debatin nëse Marrëveshja e Prespës mund të ndryshohej apo jo në duelin e parë televiziv sonte në Telma mes tre kandidatëve për shef të ardhshëm shteti, përcjell FLAKA.
“Ju të kandidoni për dekanin në ndonjë fakultet juridik. Me resurset tona modeste ligjore dhe politike, Marrëveshja e Prespës nuk mund të rishikohet, dhe presni që e gjithë bota të ju ndjek në këtë”, tha Pendarovski.
Siljanovska i tha Pendarovskit se i ngjanë sikur “tregtar venecian” dhe paralajmëroi se kur ta merr funksionin do të thirret në drejtësinë ndërkombëtare rreth të gjitha çështjeve për Marrëveshjen e Prespës.
“Pandryshueshmëria është politike, e jo kategori e së drejtës. Çdo gjeneratë ka të drejtën për Kushtetutën e vet”, tha Siljanovska. FLAKA