Pendarovski takohet me Bidenin gjatë Samitit për Klimën në Glasgow

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 13:25

Pendarovski takohet me Bidenin gjatë Samitit për Klimën në Glasgow

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka shfrytëzuar Samitin për Klimën në Glasgow të Skocisë për t’u takuar me preisdentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut publikoi në Twitter një fotografi të Pendarovskit me Bidenin.

“Krahas Samitit për Klimën në Glasgow, Presidenti Joe Biden pati një takim të shkurtër me Presidentin Stevo Pendarovski”, shkruan ambasada amerikane.

Më shumë se 100 udhëheqës globalë, që po marrin pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën në Gllasgou të Skocisë, nënshkruan një zotim për të ndaluar dhe anuluar shpyllëzimin deri në vitin 2030.

Deklarata e përbashkët u nënshkrua gjatë bisedimeve për klimën, të njohura si COP26, nga liderët e vendeve që kolektivisht përbëjnë 85 për qind të pyjeve të botës.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 13:25
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.