Pendarovski takoi Ruten: Këshilli i dhjetorit, test i vërtetë për kredibilitetin e procesit eurointegrues

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 20:48

Pendarovski takoi Ruten: Këshilli i dhjetorit, test i vërtetë për kredibilitetin e procesit eurointegrues

Presidenti Stevo Pendarovski ka pritur në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rute i cili po qëndron në vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut.

Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, janë shkëmbyer mendimet për bashkëpunimin bilateral të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Holandës, perspektivën e vendit në raport me procesin eurointegrues si dhe për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

“Testi i vërtetë për kredibilitetin e procesit të zgjedhimit janë këshillat e ardhshëm të Bashkimit Evropian në dhjetor dhe mundësia që Maqedonia e Veriut të bëj hap drejt BE-së. Mbështetja për zhbllokimin e integrimeve tona është e rëndësisë parësore për stabilitetin dhe prosperitetin e tërë rajonit dhe nxitje shtesë për procesin reformues”, tha Pendarovski në takim./TV21

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 20:48

09
Dhj
Nga mostrat e marra nga personat e sëmurë, është vërtetuar se një numër i madh...
09
Dhj
Sherri mes tre personave në Shkup për pak ka përfunduar pa viktima, kur njëri prej...
09
Dhj
Pas relativizimit të zërave se Aleanca për Shqiptarët do të bëhet pjesë e qeverisë si...
09
Dhj
Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, AlternAtivA edhe një herë e riafirmon përcaktimin e...