Pendarovski takon shefat e diplomacive të shteteve “Miq të zgjerimit”: Mbështetje për integrim të vendit në BE

Desk
By Desk March 3, 2020 20:51

Pendarovski takon shefat e diplomacive të shteteve “Miq të zgjerimit”: Mbështetje për integrim të vendit në BE

Presidenti Stevo Pendarovski sonte i priti ministrat e punëve të jashtme të Lituanisë, Linas Linkeviçius, të Letonisë, Edgars Rinkeviçs dhe të Polonisë, Jacek Çaputoviç, si dhe nënsekretarin për çështje evropiane të Estonisë, Mart Volmer, vendet e të cilëve anëtare të Bashkimit Evropian, janë pjesë e grupit “Miq të zgjerimit”.

Në takim, siç komunikoi Kabineti i shefit të shtetit, presidenti Pendarovski shprehu mirënjohje për mbështetjen e tyre të fuqishme dhe të përhershme për integrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Në këtë kontekst, ai e riafimoi pritjen se metodologjia e re do të sillet gjatë këtij muaji dhe me këtë do të krijohej mundësi për hapjen e negociatave aderuese për anëtarësim gjatë presidencës kroate me Unionin”, theksohet në komunikatë.

Pendarovski theksoi se vendi, duke e zbatuar axhendën reformuese në periudhën e kaluar tregoi pjekuri politike dhe përkushtim maksimal në sigurimin e të ardhmes së saj evropiane dhe euroatlantike.

“Në këtë drejtim e theksoi rëndësinë e aderimit tonë në Union, si kontribut të rëndësishëm në përforcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Evropën Juglindore, por edhe për vetë Bashkimin Evropian, me të cilën ndajmë vlera të përbashkëta”, shtohet në komunikatë.

Пендаровски со Пријатели на проширувањето

Duke folur për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin si një nga parakushtet kryesore për rajon stabil dhe të sigurt, shefi i shtetit u përqendrua në Marrëveshjen e Prespës dhe në Marrëveshjen për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunim me Bullgarinë, të cilat paraqesin shembull pozitiv në Ballkan.

Пендаровски со Пријатели на проширувањето

“Në takim është biseduar edhe për ngjarjet aktuale në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë që zgjedhjet të zbatohen në atmosferë korrekte dhe demokratike, ndërsa qeveria e re e përqendruar të vazhdojë me dërgim të rezultateve  reformuese, në interes të qytetarëve dhe të ardhmes tonë evropiane”, thekson Kabineti i shefit të shtetit.

Desk
By Desk March 3, 2020 20:51