Pendarovski: Të zbardhet sa më shpejt rasti “Zhvatja”

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 22, 2019 20:07

Pendarovski: Të zbardhet sa më shpejt rasti “Zhvatja”

Presidenti, Stevo Pendarovski, kërkon që organet kompetente sa më shpejt ta zbardhin rastin “Zhvatja” për të mos lënë asnjë hapësirë për dyshim dhe për të treguar se asnjë biznesmen apo kushdo që e shkel ligjin, nuk guxon më të mbrohet nga politika.

“Unë nga kjo pozitë nuk shoh presion politik nëse them se insistoj që organet shtetërore në atë situatë të quajtur rasti “Zhvatja”, ta shtyjnë punën sa më shpejt të jetë e mundur, deri në fund. Me të vërtetë deri në fund, që të mos lihet as hapësira më e vogël për dyshim, se dikush dikë po mbron apo se sërish po riciklohen disa praktika të këqija nga e kaluara, kur faktorë të caktuar politikë mbronin biznese, përkatësisht ishin mbrojtje për bizneset kriminale dhe në atë mënyrë e dimë se në çfarë gjendje erdhëm”,- deklaroi presidenti Pendarovski.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 22, 2019 20:07