Pendarovski tregon se në cilën situatë do të thërriste takim liderësh

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 09:54

Pendarovski tregon se në cilën situatë do të thërriste takim liderësh

Presidenti Stevo Pendarovski në ClickPlus në TV21 tha se do të organizojë takim liderësh vetëm nëse të dyja palët i kanë nga 60 deputetë në Parlament dhe nuk mund të formojnë shumicë as njëra palë e as tjetra.

“Edhe po i thirra, çfarë t’ju them? Sipas Kushtetutës unë nuk mund t’ju jap leksione. Tek ne është sistem parlamentar dhe jo presidencial. Mundem nëse hyjmë në krizë të prolonguar, supozoj të dyja palët i kanë nga 60 deputetë dhe t’i thërras t’ju them se duhet të gjendet zgjidhje. Nëse votohet shumicë, afatet e mia janë të qarta, i kam 10 ditë për dorëzimin e mandatit. Edhe sikur mos të ketë krizë energjetike, shumë kohë kemi humbur për cilëndo reformë dhe edhe kjo mungon të bëhet t’i kanë të gjithë nga 60 deputetë. Por kjo do të ishte në fazë të më vonë, jo tani”, deklaroi Pendarovski.Loading…

Kjo deklaratë e Pendarovskit vjen pasi sot në seancën e Kuvendit në rend dite është iniciativa për mosbesim të Qeverisë “Zaev 2”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 09:54
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.