Pendarovski: Vota për Siljanovskën është votë për Gruevskin dhe Mickovskin

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 20:09

Kandidati presidencial, Stevo Pendarovski, përmes një video paraqitje u është drejtuar qytetarëve para votimeve të ditës së diel.

“Të dielën do të gjendeni para një zgjedhje të qartë dhe pa dilema. Nga njëra anë mund të votoni për Siljanovskën, dhe në atë mënyrë në fakt të votoni për Gruevskin dhe Mickovskin. Me këtë votë, ju votoni për kthim mbrapa, për ndarje të reja, bllokada dhe izolime. Ose të votoni për mua dhe t’i përkrahni politikat për bashkim, paqe, stabilitet dhe përparim ekonomik”, ka deklaruar ms tjerash Pendarovski.

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 20:09