Pendarovski: Voton për konceptin tonë, që mos befasohemi pastaj se si është e mundur Gruevski dhe familja të kthehen në pushtet

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 21:58

Pendarovski: Voton për konceptin tonë, që mos befasohemi pastaj se si është e mundur Gruevski dhe familja të kthehen në pushtet

Kandidati për presidentin Stevo Pendarovski u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votime më 5 maj dhe të votojnë për konceptin e tij në tubim në Karposh, përcjell FLAKA.

“Ka disa kategori qytetarësh që kanë qëndruar në shtëpi. Dje kemi fituar një numër votash që është përtej pritjeve tona. Numri i votave është një kapital i jashtëzakonshëm dhe ata që nuk votojnë e dinë se ky opsion është i vetmi që na sjell përpara. Njerëzit që kanë qëndruar në shtëpi për shkak se janë të pakënaqur me qeverinë, dua t’u them atyre: këto zgjedhje nuk janë të zakonshme dhe nuk është nëse Pendarovski do të jetë ose Siljanovska. Koncepti i tyre mbart prapambetjen dhe na kthen në kohë konflikti. Me konceptin e tyre të gjitha bashkësive etnike nuk janë të barabarta, anëtarët e familjes janë më të barabartë se të tjerët. Me këtë koncept askush nuk do të na ftojë për kafe në Bruksel, e jo më të jemi anëtare e BE. Shansi i fundit do të jetë më 5 maj për të dhënë mbështetje jo për Stevën, por për konceptin që na sjell përpara, kështu që më 6 maj të mos habitemi se si Gruevski dhe familja e tij mund të kthehen në pushtet, sepse ne duke ndejtur në shtëpi dhe mendojmë se vetëm në nuanca ishin të ndryshme opsionet”, tha Pendarovski. FLAKA

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 21:58