Pengesa në procedurën e tenderimit, vonohet projekti i kanalizimit në zonën e Zajazit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:13

Pengesa në procedurën e tenderimit, vonohet projekti i kanalizimit në zonën e Zajazit

Pas ndërtimit të stacionit filtrues, komuna e Kërçovës fitoi edhe grandin e dytë të fondeve IPA prej 14 milion erosh, mjete këto të destinuara për ndërtimin e kanalizimit për fshatrat e një pjese të zonës së Zajazit.

Realizimi i këtij projekti duhej të fillonte vitin e kaluar, por për shkak të pengesave në procedurën e tenderimit, ky projekt ka ngecur dhe është kthyer përsëri në procesin e evoluimit.

Është e vërtetë se ky projekt është vonuar, por pas kërkesës së komunës, Zyra e BE ka dhënë dritë jeshile për përsëritjen e këtij procesi i cili na jep shpresë se do të përfundojë deri në fund të muajit korrik, thotë kreu i Kërçovës Fatmir Dehari.

Ndërtimi i kanalizimit për fshatrat Zajaz Teqe, Greshnicë, Leshnicë, Reçan dhe Baçisht, është njëri ndër projektet më të rëndësishëm të komunës së Kërçovës, sepse me realizimin e tij, do të përmirësohet dukshëm situata e rënduar ekologjike që e shkaktojnë ujërat e zezë, respektivisht mungesa e kanalizimit të ujërave fekal në këtë pjesë të komunës së Kërçovës. 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:13