Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Pengesat ligjore në pensionimin e gardianëve

Pengesat ligjore në pensionimin e gardianëve

Redaksia 2 vjet ago

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Me probleme financiare, por edhe shëndetësore ballafaqohen gardianët e burgjeve të cilët i plotësojnë kushtet për pension, ndërsa për shkak të një lëshimi, s’mund ta realizojnë këtë të drejtë. Njëri prej tyre para disa ditëve është hospitalizuar. Informatën e konfirmuan kolegët e tij duke thënë se mjekët e kanë njoftuar se bëhet fjalë për depresion për shkak të nervozizmit dhe problemeve kohëve të fundit. Personi në fjalë ka mbetur pa asnjë qindarkë ndërsa nuk ka marrë as rrogë e as pension. Një javë më parë Alsat publikoi problemin e këtyre personave. Për shkak të lëshimit në Ligjin për shqiptimin e sanksioneve, gardianët që i plotësojnë kushtet, nuk mund të dalin në pension. Në tekstin e ligjit nuk është vendosur koeficienti sipas të cilit do të përcaktohet lartësia e pensionit që duhet ta marrin pensionistët.

Deri në fund të gushtit me këtë problem do të ballafaqohen rreth 50 policë të burgjeve. Në shtator dhe tetor pritet në pension të dalin edhe pesë kolegë me nga 40 vite stazh pune. Ligji nuk është përpunuar mirë dhe tani 50 persona do të duhet të durojnë kështu në rrugë. Koeficienti duhet të përcaktoj kushtet për shkuarje në pension, a duhet të dalë në pension me 10 vitet më të mira, me 85% apo 75%, që të kenë normë elementare për dalje në pension”-tha Kole Ganzovski, gardian burgu.

Drejtori i Drejtorisë për shqiptimin e sanksioneve, Jovica Stojanoviq nuk ishte i kapshëm për deklaratë. Përmes telefonit tha se janë formuar grupe të punës për tejkalimin e problemit. Shton se ligji nuk mund të interpretohet në mënyrë autentike dhe patjetër të kalojë para deputetëve për plotësim. Korrigjime të reja në Ligj mund të ndodhin në shtator, pas pushimeve të deputetëve. Për problemin në fjalë është njoftuar edhe avokati i popullit ndërsa kërkojnë takim me kryeministrin Zaev për t’i treguar personalisht shqetësimet.

Continue Reading

Previous: Përmendoret dhe tabelat do të jenë nën mbikëqyrje të përforcuar
Next: “Përjashtimi” i Janevës, mund të bllokoj lëndët e PSP-së

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 1 ditë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 1 ditë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 5 ditë ago

TË FUNDIT

Turkish President Recep Tayyip Erdogan addresses a meeting of provincial election officials at the headquarters of his ruling Justice and Development (AK) Party in Ankara on January 29, 2019. (Photo by Adem ALTAN / AFP)        (Photo credit should read ADEM ALTAN/AFP/Getty Images) Ankaraja në kërkim të një marrëdhënieje të re me Uashingtonin

Ankaraja në kërkim të një marrëdhënieje të re me Uashingtonin

MPJD1-730x440 “Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë ngushtë në fushën energjetike”

“Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë ngushtë në fushën energjetike”

biden-merkel-1200x630-1-696x385 Weber: Merkeli duhet ta thotë publikisht atë që e tha Bideni, njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Weber: Merkeli duhet ta thotë publikisht atë që e tha Bideni, njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

EvQOtn4WQAQYj3s-1 Barcelona konfirmon lëndimin e Pedrit

Barcelona konfirmon lëndimin e Pedrit

efbc3aa636c8b46e43b36b29268610b5o2 Muriqi nuk arrin ta ndihmojë skuadrën, Lazio mposhtet nga Bologna

Muriqi nuk arrin ta ndihmojë skuadrën, Lazio mposhtet nga Bologna

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.