Pensioni i majit do të paguhet nga 27 maj

Pensioni i majit do të paguhet nga 27 maj

Në seancën e sotme të 56-të, Qeveria udhëzoi Fondin pensional dhe invalidor që të dhënat e pensioneve të paraqesin pranë bankave tregtare deri më 26 maj 2020, dhe rekomandohet që bankat e biznesit nga e Mërkura, 27 maj 2020 t’u sigurojnë pensionistëve pensionet e majit dhet ato mund të jenë të disponueshme përmes rrjetit të ATM-ve dhe rrjetit tregtar, përcjell FLAKA.

“Rekomandohet që bankat tregtare përmes degëve të bankave të sigurojnë pagesa në para të pensioneve për klientët që nuk përdorin karta, në katër grupe sipas orarit të mëposhtëm të hartuar sipas masës së pensionit: ditën e mërkurë, 27 maj 2020 pagesa e pensioneve sipas shumës deri në 11,000 denarë, ditën e enjte, 28 maj 2020, pagesa e pensioneve në vlerë prej 11,001 denar në 14,000 denarë, të Premten, 29 maj 2020, pagesa e pensioneve në vlerë prej 14,001 denarë në 18,000 denarë dhe të hënën, 1 qershor, pagesa e pensioneve në vlerë mbi 18,000 denarë”, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Maj, 2020 21:55

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.