Pep: Ne ishim vërtet të mirë ndaj Liverpoolit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 22:20

Pep: Ne ishim vërtet të mirë ndaj Liverpoolit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur pasi ekipi i tij humbi në finale të Superkupës së Anglisë ndaj Liverpoolit.

3:1 ishte rezultati final në ndeshjen ndërmjet Liverpool dhe Manchester City.

Pas ndeshjes ishte Pep që tha se ekipi i tij kishte paraqitje të mirë ndaj ‘Reds’.

“Ne ishim vërtet të mirë kundër Liverpoolit edhe në pjesë e parë krijuam raste, por nuk ishin të mjaftueshme për të fituar”, tha fillimisht ai, transmeton lajmi.net.

Gjatë atij takimi ra në sy Haaland i cili humbi disa raste, e lidhur me këtë foli edhe Guardiola:

“Kur Erling Haaland shënoi në Shtetet e Bashkuara, të gjithë flisnin se sa mbresëlënës ishte. Ai ishte atje dhe kishte shanset – asgjë nuk ndryshon. Ai është i fortë. Një herë tjetër do ta fusë në rrjetë. Ky është futboll.”, tha trajneri.

Me fitoren e sotme Liverpooli janë dekoruar me Superkupën e Anglisë për herë të 16 në historinë e tyre./Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 22:20