Për 10 ditë fushatë, kandidatët harxhuan gati 700 mijë euro

Desk
By Desk 13 Prill, 2019 14:16

10 ditët e para të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 21 Prillit kandidatëve pretendent për president të shtetit u kanë kushtuar gati 700.000 euro, njofton Flaka  

Kështu, kandidati presidencial, Stevo Pendarovski, ka të ardhura prej rreth 31 milion denarë, përafërsisht 510,000 euro, në fushatë dhe pjesa më e madhe e tyre vijnë nga pagesat e anëtarësisë nga LSDM, 10 milionë denarë.

Kandidatja presidenciale që mbështetet nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova harxhoi gati 163 mijë euro në gjysmën e parë të fushatës presidenciale. Siljanovska Davkova raportoi të ardhura prej 203,000 euro nga donacionet. Kjo tregohet nga raporti financiar i publikuar në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Të ardhurat totale për fushatën zgjedhore të kandidatit presidencial, Blerim Reka, për periudhën prej 26 marsit deri më 10 prill, arrijnë në 1,104,500 denarë ose të paktën 18,000 euro. Flaka

 

 

Desk
By Desk 13 Prill, 2019 14:16