Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • TEKNOLOGJI
  • Për 10 vite teknologjia do të vendosë se si do të jetojmë ne

Për 10 vite teknologjia do të vendosë se si do të jetojmë ne

Redaksia 2 vjet ago

Për dhjetë vite shtëpitë mund të jenë aq shumë të ndërlidhura sa që mund të automatizojnë jetët tona dhe të vendosin për ne çfarë duhet të hamë ose nëse është çasti për të bërë më shumë stërvitje fizike, apo për të ndezur lavatriçen, sipas parashikimit të bërë nga Amy Webb, nga “New York University Stern School of Business” dhe themeluese e “Future Today Institute”.

“Shtëpia jote inteligjente është një burg inteligjent dhe nuk ka asnjë rrugë shpëtimi”, thotë Amy Webb në festivalin “South by Southwest” që u zhvillua në Austin të Teksasit.

“Mund të heqësh nga priza mikrovalën, por nuk mund të shkëputësh të gjithë familjen nga sistemi”, shtoi ajo, duke nënkuptuar se jeta jonë e ardhshme teknologjike do të jetë gjithnjë e më shumë e varur nga një kompani e madhe e teknologjisë në pikën që nuk do të jemi më në gjendje t’i shpëtojmë sistemit operativ në të cilin do të jetojmë.

Sipas Amy Webb, janë tre faktorët që favorizojnë këtë skenar. I pari është përhapja e pajisjeve inteligjente. Këtij i bashkohet përhapja e bokseve smart, altoparlantët e pajisur me asistentë virtualë që janë gjithnjë e më të përhapur në shtëpitë tona. Faktori i tretë është angazhimi i të gjitha kompanive të mëdha të teknologjisë në sektorin e shëndetësisë, shpesh herë duke krijuar partneritete me spitalet dhe kompanitë e sigurimit, që regjistrojnë gjithnjë e më shumë zakonet tona.

Sipas analistëve të IDC-së, rritja e tregut për shtëpitë inteligjente është konstante dhe mes vitit 2019 deri në 2023 do të ketë 1,6 miliardë pajisje inteligjente në botë.

Continue Reading

Previous: Apple planifikon të krijojë më shumë opsione të iOS për Mac
Next: Miliona dollarë për jetëgjatësinë e baterive

Të ngjashme

1 A e lini telefonin tuaj në karikues gjatë natës? Jo një ide e mirë

A e lini telefonin tuaj në karikues gjatë natës? Jo një ide e mirë

Redaksia 19 orë ago
502676-bva6phoLXM Vetëm 63 persona mund të zotërojnë një jaht Lamborghini

Vetëm 63 persona mund të zotërojnë një jaht Lamborghini

Redaksia 2 ditë ago
2 Facebook tërheq vendimin për bllokimin e publikimit të lajmeve në Australi

Facebook tërheq vendimin për bllokimin e publikimit të lajmeve në Australi

Redaksia 2 ditë ago

TË FUNDIT

auto_661614263879 Zakharieva: Sofja nuk do t’i nënshtrohet presionit të Shkupit

Zakharieva: Sofja nuk do t’i nënshtrohet presionit të Shkupit

Parlamenti_5 Opozita fajëson qeverinë për “lojën” me Mijallkovin

Opozita fajëson qeverinë për “lojën” me Mijallkovin

zAEV-ME-DUAR-1 Monstra” nuk është punë e imja, tha Zaev në pyetje deputetësh

Monstra” nuk është punë e imja, tha Zaev në pyetje deputetësh

Click-Plus-24 Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

2 City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.