Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • TOP CIRCLE
  • Për 12 muaj 133 lindje më pak në Tetovë

Për 12 muaj 133 lindje më pak në Tetovë

Redaksia

Statistikat tregojnë se vetëm në vitin 2014 ka patur rritje të numrit të lindjeve në Tetovë. Në ndërkohë, rënia e numrit të lindjeve dy vitet e fundit është 133 foshnja më pak.

Nëse në të kaluarën jo të largët, respektivisht para 8 vitesh (2012), në Tetovë brenda një viti kishte 2389 lindje, tashmë ky numër është për rreth një mijë më pak, respektivisht vitin e kaluar në Tetovë gjithsej në jetë kanë ardhur 1420 foshnja. Kësisoj, numri i foshnjave të lindura në rajonin e Tetovës dhe më gjerë nga viti në vit shënon rënie me nga 100 lindje. Në bazë të shifrave të Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, rënia e numrit të lindjeve dy vitet e fundit është 133 foshnja më pak. Nagip Rufati, kryeshef i Repartit të Gjinekologjisë tregon se në vitin 2019, gjithsej në Spitalin Klinik të Tetovës ka patur 1553 lindje. “Në dy muajt e parë të vitit 2020, kemi 207 lindje, kurse në dy muajt e parë të vitit 2019, gjithsej kemi patur 231 lindje të foshnjave. Kurse sa i përket lindjeve brenda vitit, në vitin 2020 kemi patur 1420 lindje, kurse në vitin 2019 kemi patur 1553 lindje në repartin tonë”, deklaron për gazetën KOHA, Nagip Rufati.

Por, sipas statistikave të mëhershme, vetëm në vitin 2014 ka patur rritje të numrit të lindjeve në Tetovë. Sipas të dhënave zyrtare, dallimi nga viti 2012 deri në vitin 2016 është diku gjashtëdhjetë lindje më pak.

“Në vitin 2012 kemi patur 2389 lindje, kurse në vitin 2013 janë regjistruar 2378 lindje. Në vitin 2014 ka patur rritje të lindjeve, apo gjithsej 2389. Në ndërkohë, në vitin 2015 dhe 2016 është ulur dukshëm numri i lindjeve në Spitalin Klinik të Tetovës, konkretisht në 2016 ka patur 2021 lindje, kurse një vit më parë – 2221 lindje”, pohojnë nga ky repart, ndërsa informuan se në vitin 2019 dhe në vitin 2020, nuk janë regjistruar vdekje të foshnjave gjatë lindjeve. Në ndërkohë, viteve të fundit edhe abortet shënojnë rënie në këtë spital, sidomos kur bëhet fjalë për abortet artificiale. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2020 ka patur 118 aborte artificiale, kurse në vitin 2019 gjithsej ishin regjistruar 147 aborte. Sa i përket aborteve, ka një rënie drastike të numrit, pasi që gjatë para 15 viteve – ky numër sillej mbi 500 aborte brenda vitit vetëm në Spitalin e Tetovës. Sipas mjekëve, deri tek rënia e numrit të aborteve ka ardhur si pasojë e vetëdijesimit të femrave, të cilët tashmë kanë më shumë informacione për problemet që pasojnë pas një aborti. Nga ky spital bëjnë të ditur se viteve të fundit nuk ka forma ilegale të aborteve dhe të gjitha abortet bëhen në formë legale. (koha.mk)

Continue Reading

Previous: Fondet përgjysmohen edhe për Teatrin shqiptar
Next: Maqedoninë dhe Slloveninë i lidh fortë miqësia dhe bashkëpunimi

Të ngjashme

a4dudspwxk6mlcyaakns Emra të njohur në listën e honorareve në qeveri

Emra të njohur në listën e honorareve në qeveri

Redaksia
pmbvezvbh2qtufnlwffl Ministria e Shëndetësisë tregon moshat që u ka ardhur koha të vaksinohen

Ministria e Shëndetësisë tregon moshat që u ka ardhur koha të vaksinohen

Redaksia
boris-trajkovski-podgotovki-za-vakcinacija Maqedonia ka mbetur vetëm me 2.000 doza të vaksinave kineze

Maqedonia ka mbetur vetëm me 2.000 doza të vaksinave kineze

Redaksia

TË FUNDIT

Dortmund's Ansgar Knauff, bottom, celebrates after scoring his side's third goal during the German Bundesliga soccer match between Stuttgart and Dortmund at the Mercedes-Benz Arena stadium in Stuttgart, Germany, Saturday, April 10, 2021. (Tom Weller/Pool via AP) Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Met-Gala-comp-780x470 Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Porto's Mehdi Taremi scores his side's opening goal during the Champions League quarter final second leg soccer match between Chelsea and Porto at the Ramon Sanchez Pizjuan stadium, in Seville, Spain, Tuesday, April 13, 2021. (AP Photo/Angel Fernandez) Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

baj Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Covid-19.-Cisl-Veneto-dona-un-respiratore-polmonare-alla-Protezione-Civile Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë

Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.