Për 400 kompani 17,2 milionë euro për investime

Desk
By Desk November 11, 2020 15:15

Për 400 kompani 17,2 milionë euro për investime

Qeveria mbrëmë në kuadër të seancës së 19-të e konfirmoi Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, si dhe Propozim-ligjin për përmbarimin e Buxhetit për vitin 2021, të cilat do të dorëzohen në Kuvend, kumtoi shërbimi qeveritar për media.

Detajet e buxhetit të propozuar për vitin e ardhshëm do t’i kumtojnë kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Financave Fatmir Besimi në konferencë për media në Qeveri në orën 14.

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për zbatimin e masës për mbështetje financiare për përforcimin e konkurrencës së subjekteve afariste gjatë dhe në periudhën postkovid dhe shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Komisionit për vlerësimin e aplikacioneve të subjekteve afariste, duke angazhuar Ministrinë e Ekonomisë të lidhë marrëveshje me kompani të caktuara në përputhje me Raportin.

“Gjithsej, 17.2 milionë euro, mjete që janë pjesë e paketës së tretë të masave, të destinuara për rikuperimin e ekonomisë së brendshme gjatë krizës shëndetësore dhe ekonomike do të merren nga 400 kompani, në mënyrë që të amortizojnë ndikimin në bizneset vendase duke stimuluar konsumi privat me një fokus në furnizimin e brendshëm, mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare dhe mbështetjen e likuiditetit për sektorin privat dhe vendet e punës”, kumtoi shërbimi për media i qeverisë.

Lartësia e mbështetjes financiare është 25 për qind e investimit të realizuar sipas planit të investimit, por jo më shumë se: 40,000 euro në kundërvlerë denari, për subjektet afariste që realizuan të ardhura të përgjithshme në vitin 2019, jo më të larta se 1,000,000 euro në kundërvlerë me denarin; 100,000 euro në kundërvlerë me denarin për subjektet e biznesit që realizuan të ardhura të përgjithshme në vitin 2019, nga 1,000,001 euro në 10,000,000. euro në kundërvlerë me denarin; 140,000 euro në kundërvlerë me denarin për subjektet afariste që kanë fituar të ardhura të përgjithshme në vitin 2019 nga 10,000,001 euro në 50,000,000 euro në kundërvlerë të denarit; 200,000 euro në kundërvlerë në denarë për subjektet afariste që realizuan të ardhura të përgjithshme në vitin 2019, nga 10,000,001 euro, më shumë se 50,000,000 euro në kundërvlerë të denarit.

Desk
By Desk November 11, 2020 15:15