Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Për 42 për qind më pak investime të huaja

Për 42 për qind më pak investime të huaja

Redaksia

Në Maqedoninë e Veriut, vitin e kaluar janë realizuar vetëm 131 milionë euro investime të huaja, apo 42 për qind më pak se në 2019 kur janë shënuar investime të huaja në vlerë prej 326 milionë euro. Ekonomistët thonë se thonë se dy parametrat kryesore për investime të huaja janë lehtësimet tatimore, si dhe siguria politike dhe juridike në shtet.

Pandemia dhe paqartësitë që ka shkaktuar ajo kanë ndikuar në uljen e investimeve të huaja në Ballkan dhe Maqedoninë e Veriut. Mirëpo, për dallim nga disa shtete fqinje, interesimi i investitorë ve të huaj për të investuar ka qenë shumë më i madh në Shqipëri apo Serbi në raport me Maqedoninë e Veriut. Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, investimet e huaja në vitin 2020 arritën në afër 933 milionë euro apo 13 për qind më pak se në vitin paraprak, ndërsa që nga viti 2013, ato kanë lëvizur ndërmjet 900 milionë euro dhe 1 miliardë euro në vit. Nga ana tjetër, në Serbi, përkundër krizës së pandemisë – janë realizuar investime neto prej 2.9 miliardë euro falë edhe stimulimeve dhe përkrahjes shumë më të madhe të shtetit për investitorët e huaj në raport me ato në Maqedoni. Bile, në vitin 2019, investimet e huaja në Serbi kanë qenë të vlefshme 3.8 miliardë euro, që është gati gjysma e të gjitha investimeve të huaja në Ballkanin Perëndimor.

Nga ana tjetër, në Maqedoninë e Veriut, vitin e kaluar janë realizuar vetëm 131 milionë euro investime të huaja dhe 109 milionë euro investime të serishme nga investitorët e vjetër, apo gjithsej 240 milionë euro. Në 2019 janë shënuar investime të huaja në vlerë prej 326 milionë euro, apo 42 për qind më shumë se vjet. Në 2018 investime prej 624 milionë dhe në vitin 2017, është shënuar një shifër më modeste prej 181 milionë euro. Ekonomistët thonë se nuk mund të jetë vetëm pandemia arsyetim për uljen e investimeve nga jashtë, por shtojnë se duhet bërë më shumë kujdes edhe ndaj plotësimit dhe përmirësimit të Strategjisë për thithjen e tyre.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thonë se disa nga parametrat kryesore për investime janë lehtësimet tatimore, si dhe siguria politike dhe juridike. “Në pesë vitet e kaluara, kur kemi pasur dy herë zgjedhje parlamentare, kemi pasur më pak investime të huaja, ndërsa vitin e kaluar – kemi një rënie prej 42 për qind në nivel shteti. Krahas zgjedhjeve të shpeshta, edhe ndryshimi i shpeshtë i ligjeve, si për shembull ndryshimet lidhur me tatimin progresiv, sjellin pasiguri ligjore”, thotë drejtori i OEMVP-së, Drilon Iseni.

Sipas numrit një të Konfederatë s së Biznesit, Mile Boshkov, përskaj pandemisë – edhe ndodhitë politike nuk ju ofrojnë siguri më të madhe investitorëve që presin shtet juridik dhe siguri juridike. “Biznesi bazohet në informacione të mira dhe në një bazament të sigurt ekonomik. Investitorët e huaj kërkojnë p0ara së gjithash stabilitet dhe siguri të investimit të tyre dhe çdo herë janë në kërkim e sipër të një vendi të volitshëm për investime”, shprehet Boshkov. Nga ana tjetër, ish guvernatori i Bankës Popullore, Petar Goshev, vlerëson se paqartësitë që sjell pandemia patjetër se ndikojnë edhe në gatishmërinë apo jo për investime të reja nga ana e investitorëve të huaj. Mirëpo, shton ai, edhe pse në parim investimet e huaja janë pozitive, megjithatë na nevojiten edhe analiza më të detajuara se sa ato ndihmojnë në rritjen ekonomike, në cilat sektorë po investohet, sa ndikon ardhja e tyre në degët e tjera ekonomike, sa nga ky investim na mbesin vetëm pagat e punëtorëve, sa investohet sërish fitimi i tyre… “Shtetet si Maqedonia, çdo herë kanë nevojë për investime të tilla, mirëpo shtohet edhe çështja nën cilat kushte ato vijnë për të investuar”, konstaton Goshev. (koha.mk)

Continue Reading

Previous: Paradoksi me librat e muzikës vazhdon
Next: Ndizen mbeturinat në deponitë e egra

Të ngjashme

Covid-19.-Cisl-Veneto-dona-un-respiratore-polmonare-alla-Protezione-Civile Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë

Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë

Redaksia
173455918_290493249134615_533450765914680671_n 30 ditë paraburgim për tetovarin që policia ia morri Hammerin dhe i konfiskoi drogë

30 ditë paraburgim për tetovarin që policia ia morri Hammerin dhe i konfiskoi drogë

Redaksia
164268_540928012624781_2100511455_n Shoqata e mjekëve të Maqedonisë, momenti i fundit për reflektim!

Shoqata e mjekëve të Maqedonisë, momenti i fundit për reflektim!

Redaksia

TË FUNDIT

Dortmund's Ansgar Knauff, bottom, celebrates after scoring his side's third goal during the German Bundesliga soccer match between Stuttgart and Dortmund at the Mercedes-Benz Arena stadium in Stuttgart, Germany, Saturday, April 10, 2021. (Tom Weller/Pool via AP) Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Met-Gala-comp-780x470 Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Porto's Mehdi Taremi scores his side's opening goal during the Champions League quarter final second leg soccer match between Chelsea and Porto at the Ramon Sanchez Pizjuan stadium, in Seville, Spain, Tuesday, April 13, 2021. (AP Photo/Angel Fernandez) Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

baj Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Covid-19.-Cisl-Veneto-dona-un-respiratore-polmonare-alla-Protezione-Civile Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë

Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.