Për 52 përqind u rrit numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut, në muajin nëntor më së shumti erdhën nga Turqia

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 20:23

Për 52 përqind u rrit numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut, në muajin nëntor më së shumti erdhën nga Turqia

Në Maqedoninë e Veriut në nëntë muajt e parë të vitit 2021 ka pasur rritje të numrit të turistëve dhe netëve të kaluara, krahasuar me vitin paraprak, duke u regjistruar gjithsej 663 241 turistë, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – nëntor 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 52.0 %”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e theksuar është vërejtur të turistët e huaj për 145.6 përqind, derisa të turistët vendor për 19.6 përqind.

“Numri i turistëve në nëntor të vitit 2021 është 38 997, nga të cilët 45.5 % janë turistë vendor dhe 54.5 % turistë të huaj’, sqarojnë nga Enti, të cilët kanë kaluar gjithsej 90 693 net.

Në muajin nëntor më së shumti turistë kanë ardhur nga Turqia (2 706), Serbia (2 419), Greqia (2 114), Kosova (1 438), SHBA (1 334), Shqipëria (1 307), etj.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 20:23

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare