Për ambasadën hungareze, ikja e Gruevskit është çështje ligjore, jo politike

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 22:28

Për ambasadën hungareze, ikja e Gruevskit është çështje ligjore, jo politike

Ikja e ish-kryeministri Nikolla Gruevski, sipas Shkëlqesisë së Tij, Laszlo Duks, ambasadori i Republikës së Hungarisë në vendin tonë nuk është çështje politike, por çështje ligjore, përcjell FLAKA.

Gjegjësisht, në konferencën e sotme për shtyp në të cilën ambasadori Duks njoftoi manifestimin “Java e kulturës hungareze në Maqedoninë Veriore”, prej ku ai tha se nuk dëshiron të flasë për përfshirjen e qeverisë hungareze në ikjen e Gruevskit, por në të njëjtën kohë mohon se Ambasada në Shkup është përfshirë në ndodhitë e nëntorit.

Megjithëse njerëzit e organizatës vlerësuan se “çështjet politike” nuk duhet të paraqiten, përgjigja e dhënë nga Shkëlqesia e tij, Ambasadori Duks, që rezonon me arratisjen e Gruevskit dhe sigurimin e menjëhershëm të azilit në Hungari, është një çështje ligjore.

Ikja e Gruevskit në Budapest u zhvillua në fillim të nëntorit të kaluar. Nga rrjedha e tanishme e hetimit mund të konkludohet se arratisja ishte planifikuar dhe “protagonistët” kryesorë ishin anëtarë të shërbimeve hungareze. Portali belg Politiko, duke iu referuar burimeve të saj, tha se shërbimi i inteligjencës hungareze, ose dy nga agjentët e saj, ishte përfshirë në lehtësimin e ikjes të Gruevskit nga Maqedonia, përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë në Hungari.

Për Gruevskin ka urdhër arresti ndërkombëtar, por ai fitoi azil nga qeveria hungareze. FLAKA

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 22:28