Për çka u “nxehën” më shumë kandidatët për president në përballjen e tyre të parë televizive?

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 21:50

Për çka u “nxehën” më shumë kandidatët për president në përballjen e tyre të parë televizive?

Debati i parë televiziv i kandidatët presidencialë, siç pritej, u shënua nga një debat i mprehtë kryesisht mbi Marrëveshjen e Prespës. Për profesoreshën Siljanovska Davkova, mbështetur nga VMRO DPMNE, marrëveshja tashmë është pjesë e Kushtetutës dhe ka njoftuar se do ta respektojë, domethënë do të përdorë emrin e ri të shtetit kur do të duhet, por që personalisht do të shmangë emrin Maqedonia Veriore, përcjell FLAKA.

Paralalajmëroi se ishte e mundur që Marrëveshja të ndryshojë. Për kandidatin e LSDM-së, profesorin Stevo Pendarovski, është e paqartë se në ç’mënyrë Siljanovska do të përpiqet ta ndryshojë Marrëveshjen, nëse ajo do fitonte, kur të gjithë pesë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të KB duhet të njoftohen dhe t’u thuhet se mosmarrëveshja përsëri hapet. Pas disa minutash të tërheqjes dhe leksioneve që i mbanin njëri-tjetrit mbi demokracinë, Siljanovska tha se procesi mund të hapet nëpërmjet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Pendarovski pajtohet që e gjithë kjo është teorikisht e mundur, por ai pyeti se çfarë do të ndodhë në kuptimin politik?

NATO ka parime të tjera dhe nuk është e interesuar në aspektet ligjore të Marrëveshjes, tha Pendarovski, duke shtuar se politika ndërkombëtare është e vrazhdë, por është thjesht ajo. Flasim për dy botë të ndryshme – botën e ligjit dhe botën e politikës, tha Pendarovski.

Profesori Blerim Reka, kandidat pas të cilit qendorjnë Aleancës për Shqiptarët dhe Lëviza Besa, u përpoq të qetësonte situatën. Ai tha se askush nuk mund të ndryshonte identitetin kombëtar me dekret.

PSP ishte temë tjetër e nxehtë. Brukseli apelon që statusi i PSP të zgjidhet, por është diçka që opozita e hedh poshtë absolutisht, tha Pendarovski.

Siljanovska pohon se Brukseli është i vetëdijshëm se gjyqësori në vendin tonë është larg pavarësisë dhe beson se zgjidhja e statusit të PSP-së nuk do të zgjidhë asgjë.

Blerim Reka mendon se PSP është subjekt i pazareve partiake.

Kjo temë çoi në temën e ikjes së Gruevskit. Pendarovski i kërkoi Siljanovskës të bëjë një deklaratë publike se Gruevski duhet të përballet me dënimin, jo të avokojë për ndonjë sundim të ligjit. Për këtë Siljanovska tha se gabimet e të tjerëve nuk janë gabime të saja.

Në fund, të gjithë u pajtuan se në shtetin ka ndarje të thella dhe nëse fitojnë, do të angazhohen për zvogëlimin e tyre. Ata ia shtallën dorën njëri-tjetrit në fund të debatit. FLAKA

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 21:50