Për drek apo për darkë, Pasta me limon

Për drek apo për darkë, Pasta me limon

Përbërësit:

▪ 250 g pasta
▪ 100 g gjalpë
▪ një lugë e vogël e lëvoreve të grira në rende
▪ 50 ml lëng limoni
▪ kripë, piper, borzilok i freskët
▪ djathë
▪ kaçkavall

Përgatitja:

Zieni pastën në ujë të njelmët mjaft të ngrohtë, mirëpo lëreni të mbetet pak e fortë, sepse zierjen do ta përfundoni në salcë.

Gjatë asaj kohe, në një tigan të thellë qitni gjalpin, lëvoren dhe lëngun e limonit dhe lërini që gjalpi të shkrihet në temperaturë mesatare.

Pastën kullojeni, mirëpo ruajeni një filxhan lëngu në të cilin do ta zieni.

Shtoni në tigan gjysmën e lëngut që e keni ndarë në filxhan, qitni kripë dhe piper sipas shijes dhe zieni ngadalë derisa të bëhet plotësisht e gatshme. Qitni lëngun sipas nevojës.

Pastën menjëherë servojeni në pjata, qitni sipër fletë pekorine dhe dekorojeni me fletë borziloku.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 3, 2016 00:01

REKLAMA