Për herë të parë votuan të moshuarit në dy shtëpi pleqsh

Desk
By Desk 20 Prill, 2019 20:13

Për herë të parë votuan të moshuarit në dy shtëpi pleqsh

72 persona votojnë për herë të parë në dy shtëpi shtetërore dhe private të pleqve. Njëra prej tyre është shtëpia private “Terzieva” në komunën Çuçer Sandevë ku të drejtën e votës e shfrytëzojnë 17 të moshuar ndërsa tjetra është shtëpia shtetërore “13 Nëntori” në Gjorçe Petrov. Votimi fillimisht bëhet vetëm në këto dy shtëpi pasi është projekt pilot.

VERA BOJKIKEVA, ANËTARE E KOMISIONIT ZGJEDHOR

“Duke marrë parasysh se si zhvillohej e gjithë procedura, mendoj se kjo praktikë ju konvenon shumë personave të moshuar. Kështu atyre u mundësohet që të kenë qasje në procesin zgjedhor, dhe ta kenë më të lehtë votimin. Ndosha shkuarja në votim ju shkakton probleme, pasi shumica prej tyre kanë edhe probleme të lëvizjes, prandaj mendoj se kjo ide është e drejtë. Duket se edhe përgatitjet kanë shkuar mirë kur janë marrë parasysh gjithë këto gjëra. Besoj se duhet të shndërrohet në praktikë”

Banor në shtëpinë e të moshuarve “Terzieva”

“Sigurisht se kështu është shumë më e thjeshtë. Mendoj se është mirë kur organizohen kështu gjërat. Jo vetëm për këtu por edhe për shtëpitë e tjera. Praktika e mëhershme ishte një maltretim i vërtetë. Është mirë që drejtoria e shtëpisë ka marrë një iniciativë të këtillë”

Të moshuarit shpresojnë se rezultati i zgjedhjeve presidenciale do tu sjellë më shumë siguri dhe një udhëheqës kualitativ të shtetit, por edhe do të ndikojë në bashkimin mes qytetarëve.

BANOR NË SHTËPINË E TË MOSHUARVE “TERZIEVA”

“Mund të bëhet më mirë. Gjithçka varet prej asaj se cili do të jetë më i zoti dhe kush do të zgjidhet prej popullit”

BANORE NË SHTËPINË E TË MOSHUARVE “TERZIEVA”

Më e mira për mua është që të tejkalohet kjo ndjenjë  e frikës që është e dukshme. Dua që të gjithë të jetojmë më të lirë, dhe të bashkuar. Të gjithë duhet të bashkohemi siç kemi qenë. Të tre kandidatët janë të mirë, por ta shohim se kush do të fitojë”

Për shkak se ky është projekt pilot, votimi u zhvillua vetëm në dy shtëpi të moshuarish, por nëse KSHZ vërteton se gjithçka shkon sipas planit, ka gjasa që kjo formë e votimit të bëhet praktikë, në mënyrë që të moshuarit të mund të votojnë më lehtë. /SHENJA/

Desk
By Desk 20 Prill, 2019 20:13