Për Igor Stojçevskin, reagon edhe FC Shkupi, e quan turp i arbitrave!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Dhjetor, 2023 22:26

Për Igor Stojçevskin, reagon edhe FC Shkupi, e quan turp i arbitrave!

Një penallti e dhënë në kohën shtesë në favor të Struga Trim Lum në duelin kundër Voska Sport, e cila u shndërua në gol dhe fitore për kampionët në fuqi, ka ngjallur reagime të mëdha kundrejt arbitrit kryesor, Igor Stojçevski.

Përveç reagimit të Voska Sport, me reagim kanë dalur edhe nga FC Shkupi, duke e quajrur Stojçevskin, turp i arbitrave.

REAGIMI I FC SHKUPIT:

Turp për arbitrin

Turp për ju, për një fitore dhe kampionat të fituar në këtë mënyrë. Një fitore e këtillë është e turpshme për ekipin fitues. Nëse skuadra e Voskas bie nga kategoria me këtë pikë të humbur, nëse ne e humbim titullin shkaku i këtyre pikëve të fituara në këtë mënyrë, kush do të merr përgjegjësinë?

Ky arbitër është turp dhe është turpi i arbitrave në futbollin e Maqedonisë. Për shkak të një arbitri të tillë, reputacioni i vendit dhe futbollit është dëmtuar dhe mbetet nën dyshime. Policia duhet ta hetojë këtë arbitër, si dhe drejtësia e Maqedonisë, ndërsa policia tani duhet të marrë kontrollin e futbollit.

Marrëdhëniet e këtij arbitri, me kë është takuar para ndeshjes dhe pse është bërë ndryshimi i arbitrit para ndeshjes, duhet të shqyrtohen nga policia. Pse ndeshja u vazhdua me 10 minuta? Pse u akordua një penallti në minutën e fundit? Ai bëri sërish sot atë që bëri në ndeshjen tonë sezonin e kaluar. Duhet të shqyrtohen vendimet e këtij arbitri në ndeshjet e Strugës. Këto vendime janë të turpshme dhe institucionet kompetente duhet t’i hetojnë. Një person i tillë nuk duhet të lejohet të kryejë detyrën e arbitrit. Ftojmë institucionet përkatëse që t’i shqyrtojnë këto çështje.

Kryesia e FC Shkupi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Dhjetor, 2023 22:26

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare