Për momentin vendi furnizohet me energji elektrike vetëm nga importi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:13

Për momentin vendi furnizohet me energji elektrike vetëm nga importi

TEC Manastiri gjatë gjithë ditës nuk prodhon energji elektrike. Kapaciteti më i madh i prodhimit të energjisë elektrike nuk funksionon për shkak të defektit. Në bllokun e parë të termocentralit mbrëmë ka plasur një tub, prandaj autoritetet vendosën ta shkëputin bllokun për ta zëvendësuar tubin.

EMV: “Mbrëmë në orën 3, Blloku I është shkëputur nga rrjeti elektrik i vendit. Bëhet fjalë për shkëputje të planifikuar për të riparuar tubin e plasur, që konsiderohet defekt i lehtë i impiantit. Defekti pritet të riparohet deri në mbrëmje dhe blloku të kthehet përsëri në rrjet”.

Alsat kërkoi takim me drejtorin e përgjithshëm të EMV-së shtetërore, Vasko Kovaçevski, por nga zyra e tij na thanë se ai sot është shumë i zënë dhe nuk do të mund të na japë deklaratë. EMV mbeti pa shpjeguar se si ka ndodhur defekti në bllokun e parë në TEC Manastir, sa do u kushtojë qytetarëve importi i energjisë elektrike në këtë krizë energjetike, sa shpesh riparohen blloqet dhe pse blloku i dytë është rimontuar gjatë sezonit të ngrohjes.

“Se gjendja në sektorin e energjisë është jashtëzakonisht e rëndë, tregon edhe fakti se autoriteteve si prioritet u është caktuar të sigurojnë energji elektrike, sado që të kushtojë ajo. Blerja e djeshme e 240 megavat orë energji elektrike ka kushtuar 200 euro për megavat orë. Blerja e sotme e energjisë elektrike për amvisëritë dhe ndërmarrjet e vogla do të kushtojë nga 207 deri në 260 euro për megavat orë”.

Ndryshe autoritetet para më pak se një muaji, pohonin se nuk do të ketë krizë energjetike në Maqedoni, ndërsa tani pritet që të shpallet situatë krize energjetike. TEC Manastiri merr pjesë me mbi 75% të energjisë elektrike të prodhuar në vend. Tani, kur TEC Manastiri është jashtë funksioni, rrymë prodhojnë vetëm një pjesë e centraleve më të vogla, pjesa tjetër e sasisë së nevojshme importohet. Ndërkohë, zgjatet afati edhe për vënien në funksion të TEC Osllomej, i cili në vend të 15 nëntorit siç ishte paralajmëruar fillimisht, do të prodhojë energji elektrike nga data 1 muajin e ardhshëm. Për momentin nuk dihet ku dhe me çfarë çmimi do të blihet qymyri për TEC Manastirin dhe kur do të fillojë prodhimi. E pasigurt është edhe për TEC Negotinën – ky termocentral nuk ka funksionuar nëntë vite dhe për t’u rikthyer sërish në punë nuk ka mazut të mjaftueshëm, për çka do duhet tek në vijim të shpallet tender publik./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:13

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare