Për partitë në pushtet, rruga e vetme mbetet prespektiva evropiane

Abedin Bilalli
By Abedin Bilalli October 29, 2019 12:48

Për partitë në pushtet, rruga e vetme mbetet prespektiva evropiane

Kryeministri Zaev do të udhëtojë për në Romë ku do të takohet me kryeministrin e Italisë, Xhuzepe Konte. Zaev theksoi se nga takimi me kryeministrin italian Konte pret që të informohet për planet e ardhshme të Bashkimit Evropian. Ai shtoi se do të bisedojnë edhe për bashkëpunimin bilateral me Italinë.

“Pres të marrë informacione të dorës së parë nga njëra prej vendeve më me ndikim në BE, Italia. Do të bisedojmë me kryeministrin Konte në këtë temë. E dimë se planifikohet takim i Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së ( GAK) nga fundi i nëntorit. Takimi është mundësi e mirë t’i marrim hollësitë për planet e ardhshme të BE-së, por edhe të bisedojmë për bashkëpunimin bilateral me Italinë”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Zaev pas  takimit me kryeministrin italian Xhuzepe Konte do të udhëtojë për në Bruksel ku do të merr pjesë në darkën lamtumirëse të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini. Nga takimi me Mogerini Zaev pret të informohet a do të ketë metodologji të re për zgjerim.

“Për ne si vend alternativat nuk janë të pranueshme, përveç inkuadrimit të plotë në BE. Jemi të gatshëm të hyjmë në këtë proces dhe ta përfundojmë përmes metodologjive të reja dhe mundësive të reja korrekte që do të jepen. Besoj se edhe BE-ja edhe Franca mike do ta kuptojnë se nuk ka alternativë për Ballkanin Perëndimor dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut përveç anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian” tha Zoran Zaev.

Osmani: Rruga jonë e vetme mbetet të jetë prespektiva evropiane

Edhe zv/Kryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot u drejtua në mbledhjen e Komisionit për Çështje Evropiane, të parën pas Samitit të fundit të BE-së.

Në fjalimin e tij Zëvendëskryeministri Osmani shkurt u kthye në rezultatet të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut i arriti në fushën e integrimeve evropiane, për shkak, siç theksoi, vendi me të drejtë priti fillimin e negociatave.

„Pa dallim nga gjendjen e tashme, Republika e Maqedonisë së Veriut është me të vërtet shembull i Ballkanit me atë se si ndërtohet demokracia funksioanle multi-etnike,me respektimin e parimeve evropiane për barazi, solidaritet, kompromis,vend i cili si rrallë ndonjë vendë tjetër mundë të lëvdërohet për mbylljen në mënyrë të drejtë të të gjitha çështjeve më të mëdha politike të hapura, pa marr parasysh nëse këto janë marrëdhniet me fqinjët, apo marrëdhëniet e mbrendshme mes bashkësive të ndryshme etnike, mes qëndrimeve të ndryshme politike, sociale apo shoqërore“, theksoi Osmani.

Në këtë drejtim ai potencoi së ftesa për anëtarësim në NATO , por edhe ratifikimi i shpejtë nga ana e vendeve- anëtare të Alenacës që po realizohet gjatë gjithë kësaj periudhe, paraqet mesazh të rëndësishëm nga miqtë tanë evropiane dhe botëror, se Republika e Maqedonisë së Veriut ëshët në rrugën e duhur dhe se është vend i familjes së shteteve perëndimore, dhe me të drejtë shpreson në anëtarësimin në të gjitha organizatat multirale që i takojnë civilizimiz perëndimor.

“Ndjenja e zhgënjimit nga ana Bashkimit Evropian, nuk duhet të na largojë nga vlerat evropiane; nuk duhet të na largojë nga rruga e reformave, nga rruga e krijimit të miqësive me fqinjët tanë, nga rruga e krijimit të shoqëris funksionale multietnike, nga rruga e krijimit të shtetit evropian, sipas rregullave, standardeve dhe vlerave evropiane, sepse rruga jonë ishte, rruga jonë e vetme është, dhe mbetet të jetë prespektiva evropiane dhe nga ajo largim nuk ka”, u shpreh zv/kryeministri Osmani.

Pendarovski: Përveç lidhjes me BE-në, të papranueshme janë format alternative

Për ne nuk ekziston alternativë më e mirë nga integrimi në BE dhe për atë të gjitha opsionet tjera për partneritete strategjike ose speciale janë të pamundura dhe të papranueshme, thekson presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për Aljazeera Balkans.

“Alternativa ka sa të doni, opsione sa të doni, megjithatë më të përmbajtura, më efikase për ne në këtë lokacion gjeografik të Ballkanit me strukturë të tillë heterogjene të popullatës nuk ekziston. Atë e tregojnë të gjitha analizat objektive dhe reale. Është përmendur se ne jemi pjesë e fqinjësisë së mirë. Fqinjësia e mirë në lidhje me BE-në është kategori tjetër, tërësisht status tjetër i shteteve, ajo lidhje. Ne nuk jemi fqinj, ne jemi pjesë strukturore dhe gjeografike, por edhe pjesë institucionale e Evropës. A do të jemi anëtare dhe kur do të jemi varet nga plotësimi i kritereve. Megjithatë ne nuk jemi fqinj, tërë Ballkani Perëndimor nuk është trajtuar si fqinj i BE-së, por si pjesë e BE-së, përkatësisht pjesë e cila një ditë do të bëhet pjesë edhe e Evropës institucionale”, deklaroi Pendarovski.

E papranueshme, thotë, është edhe ideja për partneritet special të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo sërish nuk është anëtarësim. Ne nuk mund të mashtrohemi me partneritete të veçanta. Ne na duhet Evropë për shkak të vlerave, nuk na duhet vetëm për shkak të tregut. Ne na duhen parimet sipas të cilave rregullohen shoqëritë e suksesshme t’i miratojmë sikur tonat që të prosperojmë. Me këto forma alternative të miratimit ne nuk mund të prosperojmë”, vlerëson shefi i shtetit.

Opsionet e tilla, siç potencon, përveç Francës, edhe një deri dy vende tjera, askush nuk i përmend. Paralajmëron edhe në problemet ende të pazgjidhura të Ballkanit për shkak të së cilave BE-ja duhet të jetë me orientim më strategjik drejt rajonit.

“Në Ballkanin Perëndimor punët janë larg nga përfundimet. Ai i ashtuquajturi pacifikimi i rajonit nuk është përfunduar. Kosova ende nuk është zgjidhur, nuk e dimë se kur do të jetë, forcat e mëdha përgatiten për inkuadrim në fazën e ardhshme më dinamike të zgjidhjes së atij problemi. Megjithatë e dimë se sa e rëndë është zgjidhja e atij problemi, sa ngarkesë sjell në të dy palët e involvuara dhe ndoshta do të sjellë opsione në tryezë të cilat nuk do të jenë të mira për të ardhen e rajonit. Qëndrimi ynë në lidhje me atë çështje është se nuk guxoni të mbyllni një problem të madh në rajon, ndërsa të hapni dy ose tre të reja. Është mirë që BE-ja të jetë me orientim pak më strategjik drejt Ballkanit Perëndimor dhe të mos përmend partneritete alternative në kohën kur të gjitha çështjet e hapura të mëdha në rajon nuk janë mbyllur dhe kur nga mbyllja eventuale e atyre çështjeve të mëdha mund të vjen në pyetje e ardhmja e tërë rajonit, i cili është turbulent për fat të keq me dekada madje edhe me shekuj”, thekson Pendarovski.

I pyetur nëse pas vendimit të liderëve evropian ta anulojnë hapjen e negociatave inkuadruese, qytetarët ndjehen të zhgënjyer, veçanërisht në kontekst të Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të emrit që duhej t’i hapë dyert për në NATO dhe BE, shefi i shtetit konfirmon se ajo është ndjenjë dominante në vend.

Por, megjithatë thotë, Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimi i emrit nuk janë pa efekt, është zgjidhur problemi afatgjatë me Greqinë dhe së shpejti inkuadrohemi në NATO.

“Tërë puna nuk është përfunduar. Dhe e dini se për cilat arsye ishim refuzuar tani. Megjithatë fakt është se në kuptimin historik, në kuptimin strategjik, në të cilën dëshironi kuptim, anëtarësimi në NATO për një shtet ballkanik është shumë më prioritar nga anëtarësimi në BE, flas për momentin aktual politik dhe të sigurisë. Është shumë e rëndësishme ta keni siguruar territorin, kufijtë, të keni 29 të tjera të cilat së bashku me ju do të luftojnë kundër kërcënimeve se sa të jeni vetëm. Për një shtet të vogël siç është shteti ynë sipas të gjitha paramentrave është shumë e rëndësishme që së shpejti bëhemi anëtare në Aleancë. Dhe pastaj si supozim i rëndësishëm shkojmë më lehtë dhe më shpejtë në zhvillimin ekonomik. Për atë na duhet BE. Megjithatë Marrëveshja e Prespës e përfundoi punën e madhe, punën më të madhe për anëtarësim në NATO”, thekson Pendarovski.

Megjithatë, shton se, do të ishte ideale nëse me Marrëveshjen e Prespës e përfunduam edhe pjesën e dytë të detyrës – hapja e negociatave me BE-në.

I pyetur nëse i pengon “Veriore” në emrin e shtetit, Pendarovski u përgjigj me konfirmim, sikur edhe të gjithë banorët e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë qytetarët në vend. Thotë se ende nuk mund krijojë shprehi, por që është i vetëdijshëm për realitetin dhe interesat e shtetit, ndërsa për atë, thekson, emocionet duhet të lihen anash.

Abedin Bilalli
By Abedin Bilalli October 29, 2019 12:48