Për rreth dy muaj, qytetarët do të jenë në gjendje të paguajnë përsëri faturat në Postën

Redaksia
By Redaksia 4 Dhjetor, 2020 21:29

Për rreth dy muaj, qytetarët do të jenë në gjendje të paguajnë përsëri faturat në Postën

Sh.A. Posta e Maqedonisë së Veriut po pret vendimin nga Qeveria në mënyrë që të mund të punojë përsëri me operacione pagese. Post pranoi ofertën nga Halk Bank për bashkëpunim dhe tani po pret aprovimin nga Qeveria për të përfunduar marrëveshjen me bankën, përcjell FLAKA.

Drejtori i Postës, Jani Makraduli, në një deklaratë për Focus, thotë se ai pret që një vendim të merret javën e ardhshme.

“Ne jemi duke pritur për një mendim nga Qeveria dhe unë pres një vendim javën e ardhshme”, tha Makraduli.

Sipas marrëveshjes, i gjithë sistemi i pagesave përmes Hank Bank do të duhet të vendoset dhe të fillojë të funksionojë brenda dy muajve nga përfundimi i marrëveshjes. Kjo do të thotë që për rreth dy muaj, qytetarët do të jenë në gjendje të paguajnë faturat në filialet postare në të gjithë vendi përsëri. FLAKA

 

Redaksia
By Redaksia 4 Dhjetor, 2020 21:29