Për shkak të krizës politike në Spanjë, mund të presim për anëtarësim në NATO

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 29, 2019 22:32

Për shkak të krizës politike në Spanjë, mund të presim për anëtarësim në NATO

Kriza në Spanjë mund të vonojë anëtarësimin e plotë të vendit tonë në NATO, përcjell FLAKA.

Kryeministri në detyrë, socialisti Pedro Sánchez dështoi të siguronte një shumicë për përbërjen e një qeverie të re gjatë votimit të dytë në parlamentin. Ekziston një afat prej dy muajsh në të cilin do të bëhet një përpjekje për të formuar një shumicë, dhe nëse kjo nuk ndodh, vendi do të shkojë në zgjedhje të përsëritura. Nëse kjo ndodh, parlamenti vendor nuk do të jetë në gjendje të vendosë plotësisht dhe kështu nuk do të jetë në gjendje të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 29, 2019 22:32