Për shkak të një problemi rajoni i Dibrës edhe më tutje pa rrymë

Redaksia
By Redaksia 2 Prill, 2019 22:15

Për shkak të një problemi rajoni i Dibrës edhe më tutje pa rrymë

Rajoni i Dibrës i cili i përfshin komunat Dibër, Qendra Zhupë dhe rajonin e Rekës, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, për shkak të një problemi edhe më tutje është pa rrymë elektrike.

“Gjatë servisit të rregullt të prizës për rregullim të transformatorit është lajmëruar problem për shkak të të cilit ky rajon edhe më tutje është pa rrymë elektrike”, deklaruan për MIA-n nga ELEM-i.

Ky rajon pa energji elektrike është që nga ora shtatë e mëngjesit.

Redaksia
By Redaksia 2 Prill, 2019 22:15