PËRDITËSUAR: Filipçe: Është mirë që ka rritje lineare të numrit të të sëmurëve nga koronavirusi

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 15:00

PËRDITËSUAR: Filipçe: Është mirë që ka rritje lineare të numrit të të sëmurëve nga koronavirusi

Në këtë moment është mirë që kemi rritje lineare të numrit të rasteve, përafërsisht numër të njëjtë çdo ditë, e jo  në mënyrë  eksponenciale, por ne jemi të gatshëm të pranojmë dhe të trajtojmë pacientë madje edhe po të ketë rritje.

Plotësisht janë mobilizuar punonjësit shëndetësorë, janë të gatshme kapacitetet. Kemi edhe persona të shëruar dhe jemi plotësisht në gjendje që të amortizohet pranimi i pacientëve. Terapia tashmë është aplikuar te pacientët te të cilët është specifikuar në pajtim me analizat e EKG-së së tyre. Tërësisht mirë në mënyrë profesionale po përballen kolegët në të gjitha institucionet publike.

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën për shtyp në Qeveri në të cilën tha se njëri nga anëtarët e ekipit rezervë në Klinikë për Kardiologji në punë ka shfaqur simptome.

“Ky është rast në pjesën e angiosallës ku nuk ka pacientë të shtrirë por pacientët që vijnë vetëm për intervenim. Në këtë pjesë mjekët lidhur me kontaktin ndaj pacientëve janë tërësisht të mbrojtur për shkak se kështu është teknologjia e punës. Por, nëse konstatohet se dikush është paraqitur në punë i vetëdijshëm se edhe paraprakisht ka pasur simptome do të ndiqen sanksione më të ashpra”, tha Filipçe

Filipçe: Janë kryer 1 800 testime në nivel kombëtar

Ministri i Shëndetësisë, Filipçe gjatë konferencës së sotme për shtyp, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se në nivel kombëtar janë kryer mbi 1 800 teste.

Sidoqoftë, ai tha se ditëve të fundit janë shtuar pikat e testimeve dhe në ditët në vijim pritet edhe një rritje të numrit të testeve, si te pacientët që kanë simptoma si në ata që kanë pasur kontakte primare me të prekurit por edhe ata sekondar.

Filipçe: Spital mobil me 130 krevate

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se gjatë javës së ardhshme në afërsi të Klinikës Infektive në Shkup do të ndërtohet spital mobil i cili do të përmbush të gjitha kushtet për trajtimin e pacientëve me Covid-19. Filipçe njoftoi se me këto hapësira do të dyfishohet kapaciteti i Klinikës Infektive.

“Me fillim nga java e ardhshme, gjatë javës së ardhshme pritet vendosja e spitalit mobil në hapësirën deri në Klinikën Infektive, këtu do të vendosen objekte ku do të kemi rreth 130 krevat, ku do të dyfishohet kapaciteti i Klinikës Infektive me të gjitha kushtet”, pohoi Filipçe.

Filipçe shtoi se të gjitha këto masa merren në mënyrë që institucionet të jenë të përgatitura për skenare më të vështira.

“Sa u përket pritjeve, dua të them se tani në këtë moment është mirë që kemi rritje lineare. Por ne jemi të gatshëm që të pranojmë dhe trajtojmë pacientë edhe sikur të ketë rritje. Jemi në situatë që të amortizohet pranimi i pacientëve”, tha Filipçe.

Filipçe: Numrat që i publikojmë janë të saktë, nuk ka hapësirë për manipulim

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencë për shtyp ka thënë se opinioni nuk duhet të ketë dyshim për numrin e personave të regjistruar  me koronavirus, pasi sipas tij numrat e pubklikuar janë të saktë dhe nuk ka hapësirë për manipulim, raporton Shenja.

“Kur bëhet fjalë për personat e regjistruar me koronavirus dua t’i tregoj qartë opionionit se nuk duhet të kenë edhe më të paktin dyshim se nuk po tregohet numri i saktë i të infektuarve me koronavirus. Numrat janë të saktë. Nuk mund të jenë ndryshe. Ata numra ne i ndajmë me persona zyrtarë të Organizatës Ndërkombëtare për Shëndetësi. Dhe mund të them se nuk ka hapësirë për manipulim, veçanërisht për një shtet që vazhdimisht komunikon me Organizatën Ndërkombëtare për Shëndetësi”, ka deklruar Filipçe.

Filipçe: 7 persona në gjendje të rënduar shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp mbi gjendjen e koronavirusit sot, tha se në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 41 pacientë, 7 janë në gjendje kritike, 27 janë në gjendje të mesme, kurse 7 me simptoma të lehta.

Edhe pacientët në Shtip janë në gjendje stabile, ndërkohë janë duke u testuar 18 persona të tjerë nga Qendra e Rehabilitimit në Shkup, ku kishte qëndruar pacienti nga Tetova që doli pozitiv dje me koronavirus.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 15:00