PËRDITËSUAR: Filipçe: Një teknik medicial i Klinikës Infektive në Shkup infektohet me koronavirus

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 17:28

PËRDITËSUAR: Filipçe: Një teknik medicial i Klinikës Infektive në Shkup infektohet me koronavirus

Në mesin e 46 rasteve të reja me koronavirus gjatë ditës së sotme është edhe një punonjës në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Febrile në Shkup, deklaroi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Bëhet fjalë për një teknik medicinal cili ka shenja klinike për ndezje në mushkëri të bardha.

Është bërë një studim epidemiologjik për kontaktet e tij më familjen, por edhe me të punësuarit, teksa në këtë mënyrë do të riorganizohet puna në këtë sektor, ka shtuar më tej Filipçe.

Filipçe: Kemi kryer 4 506 testime, 389 vetëm sot

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filpçe tha se testimet për virusin Kovid-19 në vend po kryhen në mënyrë masive dhe se nga fillimi i pandemisë deri më sot janë kryer plot 4 506 testime, nga këto 389 testime vetëm sot.

Nga 389 testimet e kryera sot, 46 kanë rezultuar pozitive duke e çuar numrin e personave të infektuar në vend me 430 persona.

Filpçe: 3 pacientë të shëruar, 2 kanë ndërruar jetë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e radhës mbi gjendjen e koronavirusit në vend tha se pas dy testimeve të njëpasnjëshme që kanë rezultuar negative, 3 pacientë kanë lënë spitali dhe janë dërguar në shtëpi, ndërsa kemi të bëjmë edhe me 2 persona që kanë ndërruar jetë.

Pacientët që kanë ndërruar jetë, njëri ka qenë i moshës 67-vjeçare dhe me komplikime të tjera. Dhe një pacient nga Kumanova i moshës 78-vjeçare. Në këto momente janë 67 pacientë të shtruar në Klinikën Infektive, 10 ndodhen në gjendje të rëndë, të tjerët janë në gjendjeje stabile.

Në 24 orët e kaluar kemi 46 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 430 persona.

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 17:28