PËRDITËSUAR | Filipçe: Nuk mund të parashikojmë dot se kur mund të dalim nga situata

PËRDITËSUAR | Filipçe: Nuk mund të parashikojmë dot se kur mund të dalim nga situata

Ministri Filpçe, gjatë përgjigjeve  së pyetjeve të gazetarëve online tha se nuk jemi në gjendje që të parashikojmë se kur mund të dalim nga kjo situatë dhe se është ende herët të bëhen llogaritje të tilla. Ai mor shembull Kinën edhe dhe vende të tjera të botës ku tha se në Kinë mund të përballen me një kulm të dytë të pandemisë.

“Në Të gjithë botën qëllimi është që të ulet numri i të prekurve. Ose të paktën numri të jetë nën kontrol që sistemi shëndetësor mund të përballojë numrin e të prekurve. Parashikimet nuk mund të jenë të sigurta 100 për qind asnjëherë nga askush”- tha Filpçe.

Filipçe: Nga fillimi i pandemisë janë kryer 3 518 teste, 329 pozitivë

Ministri Filpçe gjatë konferencës për shty pasditen e sotme bëri me dije se nga fillimi i pandemisë deri më tani janë janë kryer 3 518 teste dhe prej këtyre kanë dalë pozitiv 392 raste.

Ndërsa shpjegoi edhe situatën e krijuar nëpër spitalet e vendit, konfirmoi edhe mbylljen e Klinikës së për Rehabilitim në Kozle dhe se pacientët që janë aty janë transferuar te Spitali 8 Shtatori. Po ashtu Ministi Filipçe tha se po kryen testime edhe në në terren dhe po merren brise edhe nëpër banesat e personave që nuk lëvizin dot, sidomos të të moshuarve në mënyrë që mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Gjithashtu, ministi Filipëe tha se ka filluar punë edhe pika e Çairit për marrjen e testeve, ndërsa kapaciteti i pikave të testimeve janë dyfishuar deri trefishuar.

Filipçe: 54 pacientë të shtruar me koronavirus, 4 në gjendje të rëndë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme bëri me dije se në Klinikën e Infektologjisë ndodhen të shtruar 54 pacientë, 4 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 20 të tjerë marrin frymë artificialisht dhe janë me maskë oksigjeni.

Pjesa tjetër e pacientëve është në gjendje stabile.

E pritshme rritja e numrit të personave me koronavirus

Rritja e numrit të infektuarve nga koronavirusi është e pritshme. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe, i cili ka thënë se deri në arritjen e pikës kulmore, do të rritet numri.

“Sipas prognozave rritja e numrit është i pritur, mendimet janë se ky trend, sipas vlerësimeve të deritanishme do të vazhdoj të rritet deri në arritjen e pikës kulmore që do të jetë në fund të muajit prill ashtu edhe siç parashikohej”, tha Filipçe, përcjell SHENJA.

Ndryshe vetëm gjatë ditës së sotme janë identifikuar 44 persona me koronavirusi.  

E pritshme rritja e numrit të personave me koronavirusFilipçe: Për të gjithë lëshimet në Spitalin e Ohrit do të ketë përgjegjësi

Në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se janë konfirmuar lëshimet në Spitalin e Ohrit, që i ka konfirmuar hetimi lidhur me gruan që ndërroi jetë nga rrethina e Strugës, kështuqë krahas drejtoreshës, e cila është shkarkuar, do të ketë edhe persona të tjerë që do të ndërmarrin përgjegjësi.

Pacientja nga Struga, e cila ndërroi jetë nga koronavirusi, edhe krahas rekomandimit të mjekut amë, nuk është pranuar në spital, sepse sipas informatave të deritanishme nuk kanë mbërritur rezultatet nga testi për koronavirus.

Filpçe: Situata në Kumanovë, nën kontroll

Ministri i Shëndetësisë, gjatë konferencës për shtyp tha se gjendja në Kumanovë është nën kontroll, edh pse ka pasur 19 raste brenda një dite. Ai tha se po punohet në mënyrë intensive në qytetin e Kumanovës dhe po merren shumë materiale testimi për dedektimn e personave të tjerë të prekur me virusin.

“Është herët të thuhet se nëse është kjo dramatike. Jemi të vetëdijshëm për kërkesat ne vendimet  i sjellim në bazë të rekomandimeve të epidemiologëve, në bazë të detektimit raste deri në atë moment, se çfarë është relacioni i tyre me personat e infektuar. Jemi duke e ndjekur situatën me shumë vëmendje”, tha Filipçe.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Mars, 2020 17:51

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.