PËRDITËSUAR | Grubi: BDI është rrjedhojë e një kryengritjeje luftarake të shqiptarëve në Maqedoni për barazi përmes UÇK- së

PËRDITËSUAR | Grubi: BDI është rrjedhojë e një kryengritjeje luftarake të shqiptarëve në Maqedoni për barazi përmes UÇK- së

BDI sipas deputetit Grubi është rrjedhojë e një kryengritjeje luftarake të shqiptarëve në Maqedoni për barazi përmes UCK së në konfliktin e armatosur në vitin 2001 për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni informon Tetova sot .

Ai thotë se tani kemi ardhë te një proces i ndërtimit të BDI së për dekadat e ardhshme .

BDI thotë ai, është një aset dhe pasuri kombëtare dhe duhet të ketë jetëgjatësinë njësoj si partitë e rëndësishme të shteteve të zhvilluara dhe demokratike në Europë dhe Amerikë.

BDI sipas Grubit së fundmi ka kaluar në një proces të reformimit të thellë në mënyrë të qetë dhe pa hatërmbetje.Kjo gjë e karakterizon këtë parti sipas Grubit që e bën atë krejtësisht të ndryshme nga të tjerët. Ai është ndalur edhe tek programi i partisë për zgjedhjet e 12 Prillit dhe pas shumë proceseve të mbyllura fokusi kryesorë do të jetë ekonomia, rritja e standardit,rritja e pagave ,arsimi dhe shëndetësia më cilësore dhe shumë çështje të tjera në interes të qytetarëve dhe sidomos të rinjëve që mos e braktisin vendin.

Grubi: Sela dhe Kasami humbën në zgjedhjet lokale, tash pretendojnë të udhëheqin popullin

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi sonte në emisionin Argument në MTV2, ka edhe për dy liderët që humbën zgjedhjet lokale si lider ndërsa pretendojnë të udhëheqin popullin.

”Garon lideri Sela në 2017 dhe i humb zgjedhjet në Strugë në vendlindjen e tij.Bilall Kasami I humb zgjedhjet në Tetovë nga Teuta Arifi” u shpreh ai, përcjell TS.

Dy lider të partive që pretendojnë ta udhëheqin popullin shqiptarë sipas Grubit humbin në zgjedhje në 2016,2017.Ata nuk dolën në referendum për ndryshimin e emrit për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE ndërsa humbën edhe në vitin 2019 në zgjedhjet Presidenciale kur dolën me slloganin e madh” shqiptari me shqiptarin” dhe pastaj bënin pazare me LSDM-në dhe VMRO-në se kujt tia japin votën në raundin e dytë dhe nuk dhanë përgjegjësi asnjëri prej tyre.

“Kur humbet në Strugë Sela dhe Kasami në Tetovë si mund mos bartin përgjegjësi dhe mos japin dorëheqje “ka deklaruar në emisionin argument Artan Grubi I cili poashtu ka diskutuar edhe për shumë cështje të ndryshme rreth vetingut që kërkon partia e tij , Ligjit për Prokurorinë, zgjedhjet e 12 Prillit, programin e BDI-së në këto zgjedhje si dhe fitoren e rradhës që do ta ketë subjekti më I madh shqiptarë në Maqedoni pra BDI dhe shumë cështje tjera.

Grubi: Partitë opozitare shqiptare janë rezultat nga përcarja e brendshme

Deputeti I BDI-së Artan Grubi ka elaboruar në detaje atë që po ndodhë tani tek opozita shqiptare, pse nuk bashkohen tre subjektet si dhe përgjegjësia e liderëve që humbin zgjedhjet dhe nuk japin përgjegjësi.

Cfarë kohekzistence kërkoni kur tri parti nuk mund të bëhen bashkë.?! Pyet deputeti Grubi .Ai shprehet se ata diskutojnë gjithë ditën se kush është më I madhi prej tyre duke qenë në opozitë.”Po cfarë më I madhi kur njëri prej tyre ka një deputet dhe tjetri dy , duke rezultuar në përcarjen e votës shqiptare” deklaroi Grubi duke parashtruar pyetjen se cila parti shqiptare nuk është rezultat nga përcarja e brendshme?! .Të gjitha kanë dalë si pjesë e përcarjes thotë ai .

Sela i bënte “temena” Thacit tani del oponenti më i egër i tij

Deputeti I BDI-së Artan Grubi ka elaboruar në detaje atë që po ndodhë tani tek opozita shqiptare, pse nuk bashkohen tre subjektet si dhe përgjegjësia e liderëve që humbin zgjedhjet dhe nuk japin përgjegjësi.

Cfarë kohekzistence kërkoni kur tri parti nuk mund të bëhen bashkë.?! Pyet deputeti Grubi .Ai shprehet se ata diskutojnë gjithë ditën se kush është më I madhi prej tyre duke qenë në opozitë.”Po çfarë më I madhi kur njëri prej tyre ka një deputet dhe tjetri dy , duke rezultuar në përçarjen e votës shqiptare” deklaroi Grubi duke parashtruar pyetjen se cila parti shqiptare nuk është rezultat nga përçarja e brendshme?! .Të gjitha kanë dalë si pjesë e përçarjes thotë ai.

Sela sipas tij deri më 2014 I bënte temena z. Thaci dhe tani del oponenti më I egër I tij me një përplasje të madhe .”Ata që nuk kanë rehati në shtëpi si mund ta bëjnë të mirë shtëpinë e përbashkët të cilën ne e kemi “ tha deputeti I BDI-së duke shtuar se partitë tjera të gjithë janë rrjedhojë e përvacjeve të brendshme partiake dhe vazhdojnë ta përcajnë shqiptarin.

“Ku është LRPDSH-ja ,RDK dhe Uniteti. Në zgjedhjet e 2014- tës që paraqitej si koalicion I jashtëzakonshëm I fitoreve të mëdha .Ku janë ata, ku është ai koalicion,pra ku është LRPDSH ?!Nuk ekziston .Pra ky koalicion nuk ekziston tha Grubi.

Ai u ndal edhe te humbjet e liderëve të opozitës sidomos në garë për Strugën dhe Tetovën kur humbën në vendlindjet e tyre .”Garon lideri Sela në 2017 dhe I humb zgjedhjet në Strugë në vendlindjen e tij. Bilall Kasami I humb zgjedhjet në Tetovë nga Teuta Arifi” u shpreh ai .Dy lider të partive që pretendojnë ta udhëheqin popullin shqiptarë sipas Grubit humbin në zgjedhje në 2016,2017.Ata nuk dolën në referendum për ndryshimin e emrit për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE ndërsa humbën edhe në vitin 2019 në zgjedhjet Presidenciale kur dolën me slloganin e madh” shqiptari me shqiptarin” dhe pastaj bënin pazare me LSDM-në dhe VMRO-në se kujt t’ia japin votën në raundin e dytë dhe nuk dhanë përgjegjësi asnjëri prej tyre.

“Kur humbet në Strugë Sela dhe Kasami në Tetovë si mund mos bartin përgjegjësi dhe mos japin dorëheqje “ka deklaruar në emisionin argument Artan Grubi I cili poashtu ka diskutuar edhe për shumë çështje të ndryshme rreth vetingut që kërkon partia e tij , Ligjit për Prokurorinë, zgjedhjet e 12 Prillit, programin e BDI-së në këto zgjedhje si dhe fitoren e radhës që do ta ketë subjekti më I madh shqiptarë në Maqedoni pra BDI dhe shumë çështje tjera.

Grubi: Ali Ahmeti atë që e ka thënë në 2002-shin e thotë edhe sot

BDI si parti më e etabluar, atë që e premton edhe e realizon ka deklaruar Grubi në emisionin Argument në MTV 2.

Atë që e ka thënë Ali Ahmeti në 2002 e thotë edhe sot shprehet sekkretari organizativ i BDI-së. Sipas Grubit BDI është parti që ndërton procese dhe i zbaton ato, informon TetovaSot.

Grubi tha se për BDI-në nuk ka kthim nga Marrëveshja e Prespës dhe ajo e Ohrit si dhe marrëveshja e fqinjësisë së mirë.

Ali Ahmeti sipas tij është i atij lloji politikanësh që më parë pranon të humb vetë se sa të humbin shqiptarët

Grubi: BDI insiston Vetingun që do të spastrojë jo vetëm gjyqësorin dhe prokurorinë por edhe politikën

Deputeti i BDI-së ,Artan Grubi sonte në emisionin Argument në MTV 2 tha se rrethanat në Prokurori dhe gjyqësorë janë të mjera dhe janë për të ardhur keq dhe këtë e kemi konstatuar jo vetëm ne si BDI, por të gjitha raportet ndërkombëtare dhe gjithë anketat që marrin pjesë qytetarët që janë dëshmitarë të një drejtësie selektive e cila po imponohet në gjyqësorë dhe në prokurori. Ne kemi dalë me instrumentin dhe me politikën e vetingut si një prioritet i yni programorë edhe si një instrument për të ardhur tek sundimi i Ligjit, informon Tetova sot .

Grubi tha se pa sundim të mirëfilltë të Ligjit, pa parashikueshmëri ligjore ku do fitojë i drejti dhe jo i forti nuk mund ketë as zhvillim ekonomik, as mirëqenie qytetare dhe as integrim euroatlantik.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi thote se po përpiqemi që të instalojmë një mendësi të veprimit evropian, euro amerikan, euroatlantik edhe në gjyqësorë edhe në prokurori, pa paragjykime politike, etnike ,partiake dhe pa porosi me telefonata të cfarëdo qoftë vedimi të prokurorit apo gjykatësit .Shqiptarët por edhe BDI kanë qenë viktima të një sistemi paragjykues të një gjyqësori dhe prokurorisë prandaj po insistojmë tek vetingu që ta spastrojmë jo vetëm gjyqësorin dhe prokurorinë por edhe politikën.

Grubi: BDI garanton zgjedhje demokratike

BDI si parti institucionale, parti në pushtet garanton garë fer dhe demokratike si dhe shprehje të lirë të qytetarëve të vullnetit të tyre në zgjedhjet e 12 Prillit por nuk presim garë fer nga opozita për arsye se paralajmërimet e tyre janë për të shkatërruar dhe për të rrënuar. Ata thonë se ejani të bëhemi bashkë për ta mposhtur gjithcka që përfaqëson si vlerë kombëtare BDI me gjithë ato të arritura të mëdha, tha Grubi, informon TetovaSot.

Ai u shpreh se partia e tij po përballet nga opozita me një prirje të urrejtjes patologjike ndaj BDI-së ndaj gjithë punëve dhe të arriturave që janë bërë deri më sot, pra ata nuk zgjedhin mjete për të sulmuar të arriturat e BDI-së.

Grubi : Ali Ahmeti është figura më e pastër kombëtare

Ali Ahmeti është figura më e pastër kombëtare në rajon ndërsa BDI është pasardhëse e UCK-së u shpreh Atan Grubi në emisionin Argument .Sipas tij Ali Ahmeti është vlerë kombëtare dhe rilindasi I fundit në këtë vend I cili në fakt duhet të cmohet nga gjithë ne.

Këto përpjekje të egërta të urrejtjes ,shfaqje patologjike për marrje të pushtetit përmes rrënimit nuk I nderojnë asnjë prej liderëve të opozitës deklaroi Grubi.

Ata nuk zgjedhin mjete për të sulmuar cdo të arritur të BDI-së

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Janar, 2020 23:12

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.