PËRDITËSUAR: Nga aksidenti tragjik janë lënduar katër persona, ka edhe një viktimë

Redaksia
By Redaksia 2 Prill, 2019 09:10

PËRDITËSUAR: Nga aksidenti tragjik janë lënduar katër persona, ka edhe një viktimë

Para pak çastesh ka ndodhur në aksident i rëndë trafiku në pikën pagesore të autostradës Tetovë – Gostivar, njofton Flaka

Në këtë pikë pagesore është rrokullisur një automjet. Është aksidentuar vetura Mercedes dhe Tuareg, ndërsa në Spitalin e Tetovës

Jo zyrtarisht, nga aksidenti i rëndë në pikpagesën Tetovë – Gostivar, një grua ka vdekur dhe 4 të tjerë janë lënduar.

Personat e hospitalizuar në Spitalin Klinik të Tetovës mendohet të jenë nga Dibra.

Jo zyrtarisht, automjeti ka qenë në shpejtësi të madhe dhe ka humbur kontrollin para se të ndalonte në pikëpagesë.

Siç mund të shihet nga pamjet e siguruara nga A.L Flaka, automjetit të aksidentuar të markëd Tuareg i ka dalur njëra nga rrotat e para.

Agjencia e Lajmeve Flaka vuri kontakt me Policinë dhe shumë shpejt do të sjellë informacione shtesë për publikun, rreth aksidentit në fjalë. Flaka

Redaksia
By Redaksia 2 Prill, 2019 09:10