PËRDITËSUAR | Sa më shpejtë që vihet nën kontroll virusi, aq më mirë do të jetë edhe për ekonominë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 31, 2020 21:52

PËRDITËSUAR | Sa më shpejtë që vihet nën kontroll virusi, aq më mirë do të jetë edhe për ekonominë

Prioritet i lartë i Qeverisë është shëndeti dhe jeta e qytetarëve dhe për këtë një pjesë të madhe të resurseve i drejtojmë drejtë mbrojtjes së njerëzve dhe uljes së rrezikut nga përhapja e virusit dhe në këtë mënyrë të jemi më efikas në pjesën e ekonomisë, sepse sa më shpejtë vihet në kontroll, aq më mirë do të jetë edhe për pjesën e ekonomisë, deklaroi sonte kryeministri Oliver Spasovski.

Pakoja e dytë e masave, theksoi ai, janë për ndihmë në sektorin real të ekonomisë, sepse është me rëndësi që pas përfundimit të krizës ekonomia të vazhdojë të funksionojë, por nuk e përjashton mundësinë se duhet të ketë masa shtesë.

Në atë pjesë janë drejtuar edhe këto masa. Të ndihmojmë punëtorët, të ndihmojmë punëdhënësit dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojmë edhe vetvetes, si qytetarë në përgjithësi”, theksoi Spasovski, në emisionin “Top tema” në televizionin Telma.

Theksoi se reagime dhe kritika ka pasur dhe do të ketë, por pakoja e masave të cilat sot ishin prezantuar ofron parashikim dhe ndihmë direkte për kompanitë që t’i mbajnë punëtorët dhe të mbahen në dy muajt e ardhshëm.

“Supozohet se nuk do të mjaftojnë këto pako të masave dhe do të ketë nevojë për masa të reja. Ne si Qeveri jemi tërësisht të qartë se do ta bëjmë në periudhën e ardhshme. Publikuam pakon e parë të masave dhe atëherë kishte reagime, dhe prandaj i shfrytëzojnë ata të cilët më së shumti kanë nevojë. Tani kemi pakon e dytë të masave, që vlerësojmë se do të jetë ndihmë në masë të madhe. Nuk përjashtojmë se duhet të ketë masa shtesë të cilat edhe më shumë do të ndihmojnë në pjesën e ekonomisë, por gjatë kësaj të mos e lëmë anash shëndetësinë”, deklaroi Spasovski.

Nëse ka nevojë për masa plotësuese, theksoi ai, sipas analizave dhe vlerësimeve në institucione qeveria do të ndërmarrë masa.

“Këto masa vlejnë për dy muajt e ardhshëm, nën supozimin se do të ketë ulje të krizës shëndetësore dhe në bazë të kësaj dalëngadalë të fillojë të punojë edhe ekonomia. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë duhet të kemi edhe pako të re të masave. Qeveria është këtu që të ndërmarrë gjithçka që duhet, që me kohë të gjithë bashkë të ndihmohemi”, deklaroi Spasovski.

Duhet të sigurojmë para plotësuese për Buxhetin

Sektori ynë bankar është i shëndoshë dhe për këtë shkak mund të mbështetemi në të, por duhet të sigurojmë para shtesë për në Buxhet, deklaroi sonte kryeministri Oliver Spasovski, duke theksuar se nuk ka mundur të parashikohej se kriza shëndetësore do të ketë përmasa të pandemisë dhe kur kjo ndodh, normalisht është se do të ketë efekte edhe në mjetet buxhetore dhe financat.

“Në bazë të asaj që po ndërmerren një sërë masash restriktive në shtet, me qëllim që të kemi mbrojtje në pjesën më të madhe nga përhapja e virusit, kjo shkakton dëme në ekonomi. Shkaktimi i këtyre dëmeve është i lidhur edhe me të ardhurat në Buxhet. Pikërisht për këtë shkak, tani cekim, në bazë të projeksioneve, të cilat bëhen në Ministrinë e Financave se sa është rënia e të ardhurave për këto dy javë në mars, sa do të ishte rënia e të ardhurave në maj, si do të lëvizin të ardhurat në tremujorin e tretë, të katërt, sa do të ishte kjo në nivel të vitit. Kjo tregon në faktin se ne kemi nevojë për sigurimin e mjeteve plotësuese financiare”, tha kryeministri në emisionin “Top tema” në televizionin Telma

Shpesh them, shtoi ai, se kjo do të jetë një nga krizat më serioze që i kemi pasur, krahas krizës shëndetësore.

“Ministria e Financave punon në këtë pjesë edhe me FMN-në dhe Bankën botërore. Biseduam lidhur me sigurimin e sa më shumë mjeteve financiare dhe mendoj se po lëvizim në drejtim të mirë dhe po ashtu edhe me bankat komerciale. Deri nesër do të shohim sa mjete financiare do të sigurohen. E tërë kjo pako do të ishte diku rreth 600 milionë euro”, tha Spasovski, i cili vlerëson se do t’i marrim këto mjete.

Kryeministri e potencoi edhe ndihmën që si reagim të shpejtë e kemi marrë nga BE-ja me vlerë prej 68 milionë eurove, para të cilat janë përkrahje e drejpërdrejtë buxhetore dhe përkrahje për nevojat në shëndetësi.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 31, 2020 21:52