Përfaqësues të OSBE/ODIHR për vizitë pune në ASHMAA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 11 Shtator, 2018 15:07

Përfaqësues të OSBE/ODIHR për vizitë pune në ASHMAA

Një delegacion i OSBE/ODIHR, i kryesuar nga ambasadori Jan Petersen, shefi i misionit të OSBE/ODIHR në Shkup për ndjekjen e referendumit dhe Marek Mraçka, analist për media, sot kishin  takim me drejtorin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele Zoran Trajçevski.

Temë kryesore për të cilën është folur në takim, kumtoi ASHMAA, ishte puna e Agjencisë gjatë kohës së referendumit të ardhshëm që do të mbahet më 30 shtator, duke përfshirë kornizën juridike për paraqitjen  mediatike të zgjedhjeve, si dhe mënyra në të cilën do të realizohet monitorimi i radiodifuzerëve nga ana e Agjencisë gjatë kësaj periudhe.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 11 Shtator, 2018 15:07