Qeveria shton fondet për paga, pensione, subvencione dhe pakon e re antikrizë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Shtator, 2023 12:18

Qeveria shton fondet për paga, pensione, subvencione dhe pakon e re antikrizë

Në seancën e fundit të qeverisë, u miratua propozimi i Ministrisë së Financave për rishpërndajre të buxhetit për vitin 2023, dhe e njejta do t’i dërgohet Kuvendit për miratim, njofton Flaka

Ministri Fatmir Besimi shprehet që me rishpërndajren e buxhetit sigurohen paga më të larta, pensione, shërbime, investime dhe pako të re masash antikrizë.

“Propozimi i vendimit për rishpërndarjen e buxhetit në vitin 2023, u miratua sot në mbledhjen e Qeverisë dhe do të parashtrohet në Kuvend për miratim. Me propozimin e vendimit sigurohen 4.25 miliardë denarë shtesë për rritjen e pagave për të punësuarit në sektorin publik për 10% dhe regresin e pushimit vjetor në vlerë prej 10.000 denarëve, 3.5 miliardë denarë për rritjen e pensioneve për rreth 6% duke filluar nga muaji shtator 2023, 600 milionë denarë për pagesën e të drejtave sociale, 800 milionë denarë të destinuara për subvencione bujqësore, në radhë të parë për subvencione të qumështit dhe produkteve blektorale”, thotë Besimi.

Po ashtu mjete ka edhe për ballafaqimin me murtajën afrikane – 110 milionë denarë, prokurimin e medikametit Trikafta për 55 pacientë – 100 milionë denarë, sensorët dixhitalë të matjes së sëmundjes së diabetit – 20 milionë denarë, servisimin e rregullt të pushimit të lindjes – 200 milionë denarë, përkthime, shtypje dhe blerje të librave për arsimin fillor dhe të mesëm – 166 milionë denarë, pagesën e shujtës studentore – 290 milionë denarë, ndihmë shtetërore për kompanitë në vlerë prej 1.081 miliardë denarëve.

“Sigurohen 581 milionë denarë për kompanitë vendase, 200 milionë denarë për kompanitë e huaja si dhe 300 milionë denarë për ZZHTI-në. Me këtë propozim të vendimit janë siguruar 4.55 miliardë denarë në programin P1 për ballafaqimin me krizën dhe pako e re masash antikrizë. Ruajtëm dhe zhvilluam koponentin e buxhetit me nivel më të lartë të invesimeve kapitale të planifikuar krahasuar me deficitin buxhetor”, tha Besimi. Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Shtator, 2023 12:18
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.