Përfaqësuesit e “Levicës” dhe VMRO-DPMNE-së e rrëmbyen protestën në Shkup!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Shtator, 2023 12:17

Përfaqësuesit e “Levicës” dhe VMRO-DPMNE-së e rrëmbyen protestën në Shkup!

Përfaqësuesit e “Levicës” dhe VMRO-DPMNE-së e rrëmbyen protestën e organizuar për skandalin në Klinikën e Onkologjisë në Spitalin Shtetëror të Shkupit, kështu mendon gazetari dhe njohësi i mirë i rrethave politike në vend, Destan Jonuzi, i pyetur të komenton jehonën e zbehur të qytetarëve në protestën e mbajtur në Shkup dhe atë të para disa ditëve në Tetovë.

“Me fjalë fyese, gjuhë urrejtjeje dhe parulla politike përfaqësuesit e “Levicës” dhe VMRO-DPMNE-së e rrëmbyen protestën e organizuar për skandalin në Klinikën e Onkologjisë në Spitalin Shtetëror të Shkupit. Nga një protestë për hetim dhe drejtësi, ajo u shndërrua në fushatë elektorale, duke abuzuar skandalin dhe fatet njerëzore nga partitë opozitare”, thotë Jonuzi.

Sipas tij, ndër pjesëmarrësit më aktivë të protestës ishte edhe “aktivistja” e shquar e VMRO-DPMNE-së (Marika Popovska), e cila është e njohur në opinion edhe nga sulmi dhe dhuna e “27 Prillit” në Kuvend, ndërsa tani proteston në mënyrë vulgare dhe agresive kundër qeverisë, në vend se të protestoj për atë për të cilën është organizuar protesta.

“Në këtë skandal janë përfshirë njerëz të veçantë, jo shteti apo qeveria. Dhe opozita, në mënyrë jokreative kërkon rrëzimin e qeverisë, shembjen e të gjithë sistemit. Shembja e të gjithë sistemit nuk do të thotë gjë tjetër veçse anarkik e disa fanatikëve që duan të nxjerrin një masë njerëzish në rrugë. Është e turpshme të marrësh pikë politike në një protestë të tillë. Aty kishte njerëz që sinqerisht kanë dhimbjet e tyre për humbjen e më të dashurve të tyre”, thotë Jonuzi.

Solidarizimi i partive politike me qytetarët e prekur në dy rastet ka adresuar fajin tek përgjegjës me emra të përveçëm, kjo ka ndikuar që pjesmarja në protesta të mos jenë masovike, konsideron Zudi Xhelili, analist dhe ish kandidat për president të shtetit.

“Rasti me klinikën e Onkologjisë dhe ai i spitalit modular në Tetovë janë raste të renda( skandaloze).
Revolta tek njerëzit ka qenë e madhe sepse janë në pyetje jetë njerëzësh. Këta ngjarje kanë shty qytetarët të dalin në protesta,mesazhet nga protestat kanë qenë të qarta; Drejtësia duhet të filloj të funsionoj,prokuroria të veproj dhe të zbardh të vërtetën. Në protesta duheshte të dalëm të gjithë(jo pjesmarje e zbet),të kuptohen vuajtjet e njerëzve. Mendoj se solidarizimi i partive politike me qytetarët e prekur në dy rastet ka adresuar fajin tek përgjegjës me emra të përveçëm,kjo ka ndikuar që pjesmarja në protesta të mos jenë masovike”, thotë Xhelili.

Sipas tij, meqenëse sistemi i drejtësisë tek ne është i pavarur(në letër) kjo dmth se politika nuk duhet me pas ndikim në këtë lloj pushteti. Mirpo, shprehet ai, meqense besueshmëria në gjiqësor ka mbri në shifra 2-4% kjo tregon se politika duhet të alarmohet dhe të gjejnë mënira për të intervenuar dhe të marin masa për sigurin dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Mllefi dhe revolta e shprehur në rrugë nuk është e ngjashme me atë që bëhet në rrjetet sociale, thotë gazetari Urim Saliu.

“Nuk ka raste më të rënda e të dhimbshme se jetët e humbura të njerëzve dhe aty shihet si vepron një shoqëri që duhet të protestojë ashpër si në rastin e Onkologjisë dhe Spitalit modularë në Tetovë si rastet më të rënda që kanë ndodhur ndonjëherë .Por në fakt ne jemi një shoqëri me ndikime nga politika.
Ne edhe kur protestojmë ,e bëjmë të shtyrë po nga politika dhe nuk e bëjmë këtë po për shkak se ajo na ndalë. Jehona e vogël në e protestuesve në Shkup e Tetovë e tregon saktë mentalitetin tonë. Mllefi dhe revolta e shprehur në rrugë nuk është e ngjashme me atë që bëhet në rrjetet sociale prandaj çdo gjë harrohet për tre ditë dhe përsëriten veprime kriminale të shumta sepse nuk e kanë reagimin qytetarë i ndikuar skajshmërisht nga politika”, përfundon Saliu në prononcimin për Flaka.

Lexo edhe: Politika ua merr “frymën” protestave edhe atëherë kur ato organizohen për motive esenciale!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Shtator, 2023 12:17
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.