Përfaqësuesit e LSDM-së u brifojnë ambasadorëve pse kërkojë zgjedhje të shpejta

Përfaqësuesit e LSDM-së u brifojnë ambasadorëve pse kërkojë zgjedhje të shpejta

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, anëtare e EB-së Renata Deskoska, Sekretari Ndërkombëtar Bojan Mariçiç dhe Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov zhvilluan një konferencë diplomatike, në të cilën morën pjesë ambasadorë dhe përfaqësues të ambasadave të vendeve anëtare të BE-së: Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe OSBE, përcjell FLAKA.

“U fol për masa që merren për të trajtuar pandeminë dhe për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më shpejt që të jetë e mundur. Përfaqësuesit tanë theksuan se përparësitë e LSDM-së mbeten të mbrojnë shëndetin e qytetarëve, të ristartojnë ekonominë e re të Maqedonisë, të forcojnë demokracinë dhe institucionet demokratike. Përfaqësuesit e LSDM-së njoftuan diplomatët për përpjekjet për t’u marrë me krizën dhe planin për normalizimin e jetës në vend në përputhje me kushtet e reja”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Në të thuhet se përgjegjësia për shëndetin e qytetarëve, ekonominë dhe demokracinë është që të mbahen zgjedhjet sa më shpejt që të jetë e mundur, përpara valës së re me koronavirusin në të vjeshtë. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Maj, 2020 22:24

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.