Përfaqësuesja e Serbisë në Eurovizin 2022 shfaqet me tavolina me simbolin ”Z”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Prill, 2022 21:45

Përfaqësuesja e Serbisë në Eurovizin 2022 shfaqet me tavolina me simbolin ”Z”

Këngëtarja serbe, Ana Duriq, e njohur si Konstrakta, do ta përfaqësojë këtë vit Serbinë në Eurovizion.

Në fotografinë zyrtare të Eurovizion 2022, ajo shihet e ulur me një fustan ngjyrë të kuqe teksa përballë ka dy tavolina me shkronjën ”Z”.

”Përfaqësuesja serbe në Eurovision 2022 në fotot zyrtare të Eurovizionit është fotografuar me një tavolinë në formë ‘Z’. Pyetja është nëse Serbia po e mbështet okupimin rus në Ukrainë përmes Eurovizionit, duke përdorur këtë simbol?!”, ka shkruar Eurovision Kosova në ”Twitter”.

Eurovizion 2022 do të nisë më 10 maj dhe nata finale do të mbahet më 14 maj./21Media

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Prill, 2022 21:45

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare