Përforcohet McLaren 570 GT, për 3 sekonda arrin 100km/h

Përforcohet McLaren 570 GT, për 3 sekonda arrin 100km/h

Në mesin e kompanive që merren me modifikimin e modeleve të McLarenit, është edhe Novitec, e cila tani ofron një paketë për modifikimin e modelit McLaren 570 GT.

Novitec për këtë 570 GT ka zgjedhur aerodinamikën nga fibra të karbonit e cila përfshihet nga spoileri i përparmë, pragjet, difuzer të pasmë, vrimat për ajër në pjesët anësore, transmeton Koha.net. Po ashtu, ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave nga alumini me diametër prej 20 dhe 21-inç e me goma 235/30 ZR 20 dhe 305/30 ZR 21, amortizatorët e modifikuar (tani vetura është më e ulët për 30 mm), si dhe përforcimin e motorit 3.8-litër Bi-Turbo.

Ky motor V8 tani është me kapacitet prej 475 kW/646 kuajfuqi, 76 kuajfuqi më shumë nga modeli standard, dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë tani ky 570 GT e arrin për 3 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 335 km/h.

Çmimi i McLaren 570 GT standard është rreth 200 mijë euro, ndërsa paketa që e ofron Novitec kushton 45 mijë euro.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Gusht 2, 2017 22:45

REKLAMA