Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • TOP STATIC
  • Përftimet dhe rëndësia nga korridori 8-të!

Përftimet dhe rëndësia nga korridori 8-të!

Redaksia

Para disa ditëve u firmos marrëveshja për ndërtimin e korridorit 8 me kompaninë amerikane Bechtel Enka. Ne nënshkrimin e memorandumit morri pjese edhe ambasadorja e SHBA në Shkup Kejt Meri Berns.

Punimet do të fillojnë atëherë kur do të përpilohet ligji i cili duhet të votohet në Kuvend. Por cilat janë përfitimet e këtij projekti!?

Me ndërtimin e Korridorit 8, hapja e fushave të reja ekonomike është e pashmangshme. Ekonomia e vendit do të ketë një përfitim të drejtpërdrejtë, por edhe të tërthortë, nga tranzitimi i kamionëve midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, thotë analiza e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rrustemi thotë se ky korridor është i një rëndësie të madhe sepse lidh lindjen me perëndimin, me çka siç thotë do të ndikojë në rritjen e tregtisë mes shteteve fqinje.

“Korridori 8 është jashtëzakonisht i rëndësishëm pasi që lidh lindjen dhe perëndimin. Kur flasim për korridorin 8 flasim nga Deve Bairi në kufi me Bullgarinë deri në Qafë Thanë në kufi me Shqipërinë. Në fakt është lidhje mes lindjes dhe perëndimit dhe në qoftë se e shohim tani ne kemi aktivitete në tërë Korridorin 8 dhe prioriteti kryesor edhe i Qeverisë edhe NP “Rrugët Shtetërore” është që të kemi ndërtimin e komplet korridorit 8”, tha Ejup Rrustemi – Drejtor i NP “Rrugët Shtetërore”.

 Sipas analizës së Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Korridori 8 është i rëndësishëm jo vetëm për rritjen e shkëmbimit tregtar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, por edhe me Republikën e Bullgarisë, mallrat e së cilës do të duhet ta përdorin të njëjtin.

“Me ndërtimin e korridorit 8, dukshëm rritet shkëmbimi tregtar në mes vendit tonë dhe Shqipërisë, Bullgarisë, dhe jo vetëm”, thuhet në analizën e OEMVP-së.

Korridori 8 duhet të shtrihet nga Varna Bullgari deri në Durrës Shqipëri, me një gjatësi totale prej 1,350 km. Rrustemi thotë ky projekt do të jetë gati deri në fund të 2025-tës.  Sipas OEMVP-së shteti mund të marrë të ardhura të konsiderueshme nga transiti i automjeteve përgjatë korridorit 8 vetëm nga importi dhe eksporti pa marrë parasysh transportin e brendshëm.

Continue Reading

Previous: Përkeqësohet pandemia, LSDM dhe VMRO godasin njëra-tjetërn me deklarata
Next: Zaev kujton numrin e parë të gazetës “Flaka e Vëllazërimit”

Të ngjashme

ora-policore-1 Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Redaksia
covidi-kosove-442x249 Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Redaksia
pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Redaksia

TË FUNDIT

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

ora-policore-1 Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Selamiii-780x470-1-696x419 Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

covidi-kosove-442x249 Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.