Përfundoi debati për ndryshimet e Ligjit të Mbrojtjes, votimi nesër paradite

Përfundoi debati për ndryshimet e Ligjit të Mbrojtjes, votimi nesër paradite

Pas ndërprerjes së seancës së 135-të ku ka përfunduar debati për ndryshimet e Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik, Kuvendi pasdite e ka vazhduar seancën e 123-të dhe diskutimin për Propozim- ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje.

Ndryshimet parashohin ndryshim të statusit social dhe juridik të Armatës. Me të definohen obligimet që shteti i ndërmerr si anëtare e ardhshme e NATO-s. Zbatohet sistem nga ai individual në kolektiv të mbrojtjes.

Me ligjin ndryshohet edhe emri i Armatës së Republikës së Maqedonisë në Armata e Maqedonisë së Veriut.

Mu ndaj kësaj dispozite ka reaguar Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE i cili apeloi të mos shpejtohet me emrin e ARM-së pasi ajo nuk është obligim konform Marrëveshjes së Prespës edhe të paktën pesë vjet.

“Mos e ndryshoni emrin. Nuk e keni patjetër. Detyrim të tillë me Marrëveshjen e Prespës ende nuk ka. Sipas Marrëveshjes, emri mund të ndryshohet pesë vjet pas negociatave në kapitullin për sigurinë, ndërsa ajo me siguri nuk do të ndodhë në shtatë vitet e ardhshme. Shpejtoni, ndërsa më ketë po i bëni dëm shtetit”, ka thënë Dimovski.

Në këtë ka reaguar edhe Ilja Nikollovski nga Partia e pensionistëve dhe qytetarëve të bashkuar, duke i thënë Dimovskit se ndryshimi i emrit të ARM-së është vetëm një segment i vogël i Ligjit i cili është kyç për mbrojtjen dhe rregullon segmente tjera më thelbësore.

Debati për ndryshimet e ligjit është shterë, ndërsa votimi siç ka njoftuar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do të jetë nesër në vazhdimin e seancës së 123-të të caktuar në ora 11:00.

Nesër duhet të vazhdojë edhe seanca e 135-të me votimin e ligjeve për Prokurori publike dhe Këshillit të Prokurorëve publik. Pasdite në ora 12:00 duhet të vazhdojë edhe seanca e 137-të për shpërndarjen e Kuvendit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 15 Shkurt, 2020 20:15

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.